Kronikë
Top 24

Pavarësisht protestave të banorëve, vijon prishja e banesave tek ‘Unaza e Madhe’ (VIDEO)

10 Dhjetor 2018, 17:27| Përditesimi: 10 Dhjetor 2018, 19:09

  • Share

Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit i Bashkisë Tiranë ka prishur gjatë ditës së sotme dy godina tre katëshe të ndërtuara pa leje në gjurmën e Unazës së Madhe te Astirit. Fillimisht është bërë boshatisja vullnetare e ndërtesave që shërbenin për banim dhe biznese nga materialet e vlefshme dhe orenditë shtëpiake, ndërsa më pas makineritë e rënda të IMT-së kanë ndërhyrë për të bërë shembjen e tyre.

Siç edhe shihet nga pamjet, bëhet fjalë për dy godina masive, më të mëdhatë që janë prishur deri më sot në lotet 2 dhe 3 në Unazën e Madhe në segmentin nga Pallati me Shigjeta deri te Ura e Lanës. Ashtu si edhe në ditët e mëparshme IMT dhe ndërmarrjet bashkiake edhe në këto dy rastet e sotme ka gjetur bashkëpunimin e poseduesve të këtyre ndërtesave katëshe, të cilët kanë pranuar ti hapin rrugë realizimit të projektit të zgjerimit të Unazës së Madhe.

Ndërkohë që paralelisht me prishjen e ndërtimeve pa leje, makineritë e IMT-së dhe ndërmarrjeve të tjera bashkiake kanë bërë dhe largimin e mbetjeve inerte pas procesit të prishjeve të këtyre godinave.

Bashkia e Tiranës është e vendosur që të çojë deri në fund punën për lirimin e gjithë gjurmës ku do të ndërtohet Unaza e Madhe nga të gjitha ndërtimet pa leje dhe objektet e tjera që do të shemben kundrejt parashikimeve që bën ligji i shpronësimeve.

/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?