'Unaza e Madhe'/ Të hënën nis devijimi i trafikut...si do ndryshojë lëvizja e makinave për 4 muajt e ardhshëm (VIDEO)

24 Tetor 2020, 12:43| Përditesimi: 24 Tetor 2020, 15:43

  • Share

TIRANË- Nga e hëna, më 26 tetor do të nis devijimi i trafikut te ish- Sheshi Shqiponja, për shkak të punimeve që po kryhen për 'Unazën e Madhe'. Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ditën e sotme ka publikuar një video se si do të bëhet devijimi i trafikut.

Për qytetarët që do të dalin nga Tirana, do duhet të devijojnë nga rruga për nga spitali Ushtarak, e ndërsa për ato që vijnë drejt kryeqytetit do duhet të përshkojnë rrugën nga "Astiri". Kjo situatë do të zgjasë për katër muaj, që përkon edhe me përfundimin e punimeve, e për këtë arsye kreu i ARRSH, Ergys Verdho ka kërkuar durim nga qytetarët.

VIDEO/ Hyrja dhe dalja nga Tirana

“Drejtimi qarkullimit të mjeteve nga segmenti “Dritan Hoxha” për në rrugën “29 Nëntori” nuk do jetë më  sipas rrethrrotullimit, në fazën 3 rrethrrotullimi hiqet. Do kemi një devijim të vogël në të djathtë në rrugën në rrugën dytësore, të gjithë e njohin si Raiffeisen Bank. Është bërë mbushja në aksin kryesor të trupit të rrugës për të mundësuar këtë devijim të lehtë, në drejtim të rrugës “29 Nëntori”, që është dalja për në Durrës. Për të gjithë ata që qarkullojnë nga drejtimi i Durrësit në drejtim të Tiranës do jetë i njëjti plan qarkullimi deri në sheshin “Shqiponja”, duke marr devijimin në të djathtë për pjesën e Pallatit me Shigjeta. Për ata që duan të aksesojnë rrugën “Dritan Hoxha” do aksesohen në semaforin e rrugës “Abedin Rexha” e cila të nxjerr në pjesën e zonës së Helikopterëve dhe me tre rrugët dytësore aksesohen në rrugën “Dritan Hoxha”. Qarkullimi i mjeteve nga rruga “Teodor Keko” për tek rruga “Dritan Hoxha” do bëhet po përmes rrugës “Abedin Rexha”. Pjesa e automjeteve që vjen nga Veri i vendit do të aksesohet nga ana e urës së Babrroit për të dyja drejtimet”, sqaroi drejtori ARRSH.

Si do të devijohet lëvizja për qytetarët që hyjnë në Tiranë

Si do të devijohet lëvizja për qytetarët që dalin nga Tirana

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Leo: 24/10/2020 17:46

    Plan debilash, injorante qe nuk dine as bazat se si të organizojnë trafikun. Rrethi mbyllet, shumë bukur, se duhet bere, po pse mo ekspertë partish në të njëjtën kohë bulevardin kashar dhe rrugen e Yzberishit gjetët të bëni punime???

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?