Kronikë
Top 24

'Unaza e Madhe'/ Vijon protesta në Shkozë, Bumçi: Të dalim përpara Kryeministrisë, Rama duhet të largohet

4 Dhjetor 2018, 17:03| Përditesimi: 5 Dhjetor 2018, 00:13

  • Share

Një pjesë e banorëve të Shkozës kanë dalë këtë të martë për të protestuar sërish kundër projektit së “Unazës së Madhe”, duke bllokuar rrugën e rrjedhimisht dhe qarkullimin.

Duke vijuar protestën e paradites së djeshme, banorët instistojnë në dëmshpërblimin që u duhet t’iu bëhet për shembjen e ndërtesave. Ndonëse ato kanë pohuar se truallin e kanë blerë me para në dorë nga persona të tjerë dhe se i kanë të palegalizuara ato, këto banorë shprehen se nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga protestat. 

Ata po përkrahen sërish nga deputetët demokratë. Aldo Bumçi, i cili dje u përplas me inspektorin e IKMT-së Fatmir Meta, sot deklaroi se zgjidhja e kësaj situate do të vijë vetëm si pasojë e një proteste të zhvilluar përpara Kryeministrisë. “Ta largojmë atë njeri që po sillet si pushtues. Nuk ka rrugë tjetër”, u shpreh Bumçi për kryeministrin Edi Rama.

Fill pas tij, një banor i Shkozës u shpreh se “kryeministri duhet ta dijë që familja është e shtrenjtë”, duke i bërë thirrje njëkohësisht që të heqë dorë nga projekti i “Unazës së Madhe”, që sipas tyre është i paligjshëm. Sipas kësaj pjese të banorëve të Shkozës, ende nuk ka mbërritur një ekspert që të vlerësojë banesat.

Sikurse dje,sot paradite ka pasur sërish momente tensioni; në Shkozë dhe në Laprakë, ku një familje kundërshtoi shembjen e banesës dykatëshe duke u ngujuar brenda.

IKMT e nisi aksionin për shembjen e banesave në Shkozë më datë 26 nëntor.(Lexo këtu) Por nëse në Shkozë preken 16 objekte, në zonën e  "Astirit" preken  317 banesa. Një pjesë e banorëve të kësaj zone, që i kanë shtëpitë dhe bizneset e palegalizuara, janë ngritur në protestë prej 31 ditësh për të kundërshtuar projektin.

Protesta është shtrirë edhe në sheshin "Shqiponja", tek "Unaza e Re", para Bashkisë të Tiranës dhe përpara Kuvendit. Kjo e fundit është cilësuar si protesta më e dhunshme e këtyre banorëve, pasi solli plagosjen e 15 efektivëve dhe 3 qytetarëve.

Komento

Komente

  • Fatosi-kosove: 04/12/2018 19:29

    Qyqyqyqyqyqqyyy bumqi me griden e balliun duan ta rrezojne qeverine,o more te mjere qytetar qe pranoni te keqperdoruni nga kta kriminel sikur keni harruar se kur bumqi ishte minister i drejtesise se çfar bente qeveria e tij kriminale,po si sju vjen turp more te dashur te jene me ju vrases e drogerash qe sdijne as vete se çfar kombesie kane,per ta kombi ishte droga dhe vrasja e shqiptareve deri sa ishin ne pushtet,edhe ky projekt i turpit ishte bere nga vet kta qe sot kinse protestojne,prandaj refuzoni pranimin e tyre dhe bashkepunoni me shtetin qe se paku te demshperblehuni siq duhet sepse keshtu po humbni edhe respektin nga çdokush,pasi bumqi,melo,dule,duma,fazlliqi e basha e i biri i fahriut po tentojne ta shpetojne koken duke ju perdorur juve andaj mos lejoni urrejeni kete kategori te ndyre e te poshter.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?