IKMT vijon shembjet te 'Unaza e Re'

Kronikë
Top 24

'Unaza e Re', del lista e 107 subjekteve që përjashtohen nga procesi i legalizimit (EMRAT)

27 Nëntor 2018, 14:06| Përditesimi: 27 Nëntor 2018, 14:29

  • Share

TIRANE - Publikohet lista me 107 subjekte të cilëve iu ndërpritet procesi i legalizimit për objektet e ndërtuara në "Unazën e Re". Prej dy muajsh ALUIZNI ka filluar një punë paraprake për evidentimin e objekteve pa leje që preken nga projekti i Unazës së Madhe. Sipas ALUIZNI-t kjo u bë mbi bazën e projektit paraprak të miratuar nga Këshilli Teknik i ARRSH-së për projektin “Rehabilitimi i Segmentit rrugor Mbikalimi i Pallatit me Shigjeta – Rrethrrotullimi Shqiponja, Bashkia Tiranë”.

Mbi bazën e këtij projekti, drejtoritë e ALUIZNI-t Tiranë, vijuan procedurat e përjashtimit nga procesi i legalizimit të objekteve që prek ky projekt. Ditën e sotme ALUIZNI ka paraqitur listën e subjekteve që skualifikohen nga procesi i legalizimit, për shkak të zbatimit të projektit të Unazës së Madhe.

"Vendimet e skualifikimit, që prej ditës së sotme, i janë përcjellë zyrtarisht secilit subjekt të interesuar me rrugë postare. Është e kuptueshme që për shkak të problematikave në terren, mund të ketë qytetarë që megjithëse posedojnë objekte në gjurmën e Projektit të miratuar, nuk e gjejnë veten në listen e publikuar. Ftohen në vijim këta qytetarë, të paraqiten pranë zyrave të Drejtorive të ALUIZNI-t Tiranë, për të sqaruar problematikën e tyre. Përfitojmë nga rasti që të ftojmë qytetarët të cilët e gjejnë veten brenda kësaj liste, të aplikojnë pranë Bashkisë Tiranë, për përfitimin e qerasë dhe strehimit social", thuhet në njoftimin e ALUIZNI-t.

Nga ana tjetër, drejtoria e ALUIZNI-t sqaron se subjektet me leje legalizimi, subjektet me certifikatë pronësie të ligjshme, apo subjekte të tjera me pronësi të vjetër të certifikuar, nuk janë pjesë e kësaj liste, pasi ata janë përfshirë në listen e shpronësimeve për interes publik, që po harton ARRSH-ja.

"ALUIZNI, së bashku me ZRPP, ARRSH dhe Bashkinë Tiranë, me grupet e tyre të përbashkëta të punës, mbeten në dispozicion të qytetarëve për çdo lloj sqarimi, verifikimi dhe plotësimi dokumentar".

Komento

Komente

  • Meti: 05/12/2018 10:01

    Kesaj i thone 107 familje X 6 antare 642 banore, le te themi X 3, duke perfshire ketu Lapraken, brgun e Lumit, shkozen, ishe Seliten = 1926, te pa demshperblyer fare + 8 mije banore te qe do demshperblehen minimalishte do te thote 10 mije e ca + mbeshtetsit dhe opzitateret, perbejne perbysjen e korropsonit te ketij tenderi dhe koncesioneve dhen PPP, e firmave fatazme me sanksione ne permbarim. Protesta mbare qytetare parandlon keto veprime...

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 27/11/2018 14:41

    He Ramazam he .. Hej Ramazon!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?