'Unaza e Re', gjykata pushon çështjen ndaj ish deputetit demokrat për tubim të paligjshëm, Balliu: Nuk kishin fakte, i shpikën prej 1 viti e gjysmë

4 Shtator 2020, 11:37| Përditesimi: 4 Shtator 2020, 16:27

  • Share

Gjykata e Tiranës pushoi një nga procedimet për protestat e kryera në Unazën e Re. I proceduar ishte edhe ish deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu. Ka qenë vetë prokuroria që erdhi në gjykatë me kërkesën e pushimit të hetimeve për organizim dhe tubim të paligjshëm.

Gjatë fjalës së tij, Klevis Balliu tha se pushimi i kësaj çështje pas një viti e gjysmë në fakt tregoi se nuk është bërë kurrë fjalë për vepra penale, por për shpifje nga efektivët e policisë.

"Nuk  kana as prova as fakte dhe asgjë dhe marrin dy tre efektive police dhe shpifin ndaj qytetarëve dhe përfaqësuesve të opozitës. kjo nuk ka si të ndodh ndryshe ku policia është mbushur me sigurimsa të shtetin. Sot pas një viti e gjysmë, sot vijnë e thonë pushojmë çështjen se nuk kanë priva, por ata nuk kanë prova as për këtë çështje dhe për asnjë tjetër pasi që të kesh prova duhet të ketë krimi, dhe këtu nuk kanë pasur krim nga banorët e unazës dhe nga përfaqësues të opozitës. Por ka pasur krim nga Rama, është ai që po vjedh shtëpitë e qytetarëve për të ndërtuar kullat e oligarkëve, dhe po dhunon qytetarët", tha Balliu.

Ish-deputeti demokrat Klevis Balliu akuzohej për veprat penale të organizimit dhe pjesëmarrje në grumbullime e manifestime të paligjshme si dhe për pengim të qarkullimit të mjeteve të transportit, të parashikuara në nenet 262 dhe 293 të Kodit Penal, por që u pushuan nga policia. 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 04/09/2020 23:55

    Provat dhe faktet I kishin qytetaret qe u torturuan ne trafik per shkak te protestave,po ta bente detyren sic duhet hetuesia do gjente plot deshmimtare te gatshem te deshmonin per prokurorin,por ne Shqiperi ke me shans t'ia hedhesh ne gjyq me ndihmen e prokurorit,se sa me te avokatit.

    Përgjigju
  • Timi: 04/09/2020 13:44

    Kush se kupton qe ky vend eshte shitur e blere me kohe, dhe vazhdon i shkon mbrapa partive ben gabimin akoma me te madh

    Përgjigju
  • toni: 04/09/2020 13:34

    akoma zgjidhur eshte ky gomari

    Përgjigju
  • Tosi: 04/09/2020 13:22

    Po i vjen fundi ketij Klevis krricit te Faros. Vota e popullit te Tiranes do ta nxjerre njehere e mire nga politika kete vagabond qe terrorizoi Tiranen per 1 vit me shpellaret e unazes duke bllokuar trafikun bashke dhe me Gruan me tufce Protoduari , mashtruese ordinere qe kakariste pernate.

    Përgjigju
  • Tasimi: 04/09/2020 12:44

    A per gjykat qe kemi ne hahaha

    Përgjigju
  • Llapaqeni: 04/09/2020 11:49

    Prokuror legena qe pushojn ceshtje qe jan ne kamerat e gjith tv. Legena ordiner uturak jashtqitjesh

    Përgjigju
    • Shijaksi: 04/09/2020 19:55

      Ku ka prokuror e gjykates ?? Me gjith rrespektin ndaj teje ,, jan minj halesh qe sillen dhe si te fort , i mbyllin dosjet si Ja do qefi . Te paret per 41bisin ATA jan . Ti sekuestrohet pasuria dee te luget e pirunjt ! Me zvarraniket e peshtiret ATA jan .

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?