Burime për ‘Report TV’ bëjnë të ditur se segmenti i parë i Unazës Veriore të qytetit të Kukësit apo siç njihet ndryshe ‘zona e tregut’ me gjatësi rreth 1.2 km, për të cilin protestuesit shprehen se u shpenzuan 1.5 milone euro, në fakt ka kushtuar 97 milionë lekë. Investimi u krye nga Fondi i Zhvillimit te Rajoneve në vitin 2017 dhe ndërhyrja përfshiu asfaltim, ndriçim dhe trotuare.
Ndërsa segmenti i dytë i Unazës Veriore, pra nyja lidhëse e qytetit me Rrugën e Kombit, ku u shënua aksidenti i djeshëm nuk është rehabilituar plotësisht. Punimet për këtë segment me gjatësi 2 kilometra u ndërprenë në 2018 edhe pse bashkia kishte premtuar se do të bëhet në bazë të kontrates Bashki-FZHR.
Lajmi kryesor:
Aksidenti me vdekje në hyrje të Kukësit, banorët në protestë: Rruga kushtoi 1.5 milionë euro, nuk ka trotuare, ndriçim as kufizues shpejtësie
R.D/SI.E./ReportTv.al