Artistë dhe sportistë të njohur janë bërë bashkë në një video, të postuar sot në rrjetet sociale nga kryebashkiaku Erion Veliaj, në mbështetje të procesit të vaksinimit, zhvillimit të më tejshëm të vendit dhe ringritjen e turizmit dhe promovimin e të vendit duke dhënë mesazhin se këto do të vijojnë të realizohen gjatë mandatit të tretë të Partisë Socialiste.
Robert Ndrenika, Tinka Kurti, Monika Lubonja, Eneda Tarifa, Mariza Ikonomi, Gaz Paja, Era Rusi, Valbona Selimllari janë disa prej aktorëve dhe këngëtarëve që shfaqen në videon e bërë virale, mes tyre edhe futbollisti i njohur i Partizanit dhe i Tiranës, Gjergji Muzaka.
Nën ritmin e këngës “I believe that we will win”, (Unë besoj se ne do të fitojmë) ata bëjnë thirrje për të votuar nr. 12.
“Faleminderit mbështetësve tanë për këtë super video! Unë besoj! Ne do të fitojmë! Nuk ka kohë për pushim! Shqipëria është e ardhmja jonë”, shkruan Veliaj.