‘Unë doja që kampionati të ndërpritej fare!’ Demi kundër rinisjes, edhe Halili kundër: Për mua më mirë ta mbyllnim këtu

13 Maj 2020, 15:32| Përditesimi: 13 Maj 2020, 15:34

  • Share

Nga mbledhja që mbajti sot Federata Shqiptare e Futbollit me 10 klubet e Superligës u mor vendimi i rëndësishëm për rifillimin e aktivitetit më 3 qershor, por ajo që ra në sy nga prononcimet është se disa president megjithëse pranuan vendimet ishin kundër rifillimit.

Gaz Demi, president i Partizanit: “Unë për veten time doja që kampionati të ndërpritej fare, por UEFA nuk e lejon sepse digjen klubet që janë pjesmarrës. Gjithsesi sot vendosëm të gjithë me mirkuptim dhe me datë 3 qershor do të nisë kampionati.”

Refik Halili, president i Tiranës: “Për mua personalisht, nëse flasim për të eliminuar shpenzimet, më mirë mos të luhet. Por nëse duam të flasim për futboll mirë është që të luhet futboll, sepse ka vazhdimësi edhe për sezonet e ardhshme.”

Përveç Demit dhe Halilit kishte edhe presidentë të tjerë skeptik për rinisjen, por gjithsesi kjo tani është fakt. Pritet vetëm ‘ok’ i Ministrisë së Shëndetësisë.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?