Donald Trump dhe Elvis Presley

Bota

‘Unë jam Mbreti', Donald Trump krahason veten me Elvis Presleyn

10 Mars, 16:27| Përditesimi: 10 Mars, 16:31

  • Share

Donald Trump ka krahasuar sërish veten me Elvis Presleyn, duke postuar një foto në rrjetin e tij Truth Social.

Kjo nuk është hera e parë që Trump bën një krahasim të tillë, pasi edhe vitin e kaluar postoi të njëjtën foto në Instagram.

“Për kaq shumë vite njerëzit kanë thënë se unë dhe Elvis ngjajmë. Tani kjo foto është përhapur në të gjithë vendin. Çfarë mendoni?”, shkroi Trump.

Më parë, Trump e kishte krahasuar fotografinë e tij të famshme, nga arrestimi i tij në gusht 2023, me fotot ikonë të Frank Sinatra dhe Elvis Presley nga dekada më parë, duke e cilësuar atë si “fotografinë më të bukur të bërë ndonjëherë”.

Po ashtu, presidenti ka bërë krahasime të tjera të diskutueshme, si ato me Nelson Mandelan dhe Nënën Terezën.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?