TIRANË - Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj i ka dalë në mbrojtje kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Me hashtagun “Me Erionin”, ai shprehet se dikush që i ka ndryshuar fytyrën vendit për mirë, nuk duhet të trajtohet si kriminel që do ndaluar.
“Dikush që i ka ndryshuar fytyrën vendit për mire, nuk mund të trajtohet si kriminel që do ndaluar. Ky është mendimi im e jeni të mirëpritur për ta sulmuar, por unë e ti, e ju e dimë, sa ka ndryshuar ky vend me Erionin. Dhe kjo nuk mund të mohohet! Të tjerat duhen provuar, këtë e kemi para syve përditë", shkruan ai në rrjetet sociale.
Reagimi i plotë në rrjetet sociale:
Sulmet e këtyre ditëve janë shembulli që reforma ne drejtësi po jep efektin e saj në çdo nivel, dhe me të jemi të gjithë. Nuk do kishte çuna me shkollë si unë në politikë pa këto. Por drejtësi e procedurë dhe hapa institucionale për të arritur ne një përfundim ligjor.
Ndalimi i dikujt, pavarësisht përkatësise politike, nuk është kjo. Ndaj sot, duhet të pyesim nëse këtë reformë që e deshëm kaq shumë, e duam për statistika e shoë, apo për të bëre punën e vet, që presupozon që çdo institucion të luajë rolin e vet, jo vetem Spak-u.
Mbështes e mbështesim pa kushte prokurorinë e posaçme, por po ashtu edhe gjykatën për vendimet që merr. Dikush që i ka ndryshuar fytyrën vendit për mire, nuk mund të trajtohet si kriminel që do ndaluar.
Ky është mendimi im e jeni të mirëpritur për ta sulmuar, por unë e ti, e ju e dimë, sa ka ndryshuar ky vend me Erionin. Dhe kjo nuk mund të mohohet! Të tjerat duhen provuar, këtë e kemi para syve përditë.
Komente
![](https://report-tv.al/template/img/antipiracynote.jpg)