Deputeti i PD, Myslim Murrizi

Unë kujtova se je deputet o Myslim!

16 Shtator 2018, 18:01| Përditesimi: 16 Shtator 2018, 18:03

  • Share

Dje, shkëmbeva një replikë me një komentues në FB. Myslim Murrizi quhet dhe paguhet si deputet. Iu drejtova me gjithe seriozitetin dhe respektin që meriton një njeri, duke shprehur një pikëpamje timen që nuk përputhej me të tijën.

Pavarësisht se rrjetet sociale janë një pazar i madh, unë e ruaj etikën e komunikimit, me këdo. Replika lidhej me ngjarjen e Divjakës. Unë padyshim kërkoja që të hetohet ajo që ndodhi atje, ku një njeri i pafajshëm desh humbi jetën.

Por nuk isha dakord me gjuhën e një ligjvënësi ndaj policisë që e quante atë grup terrorist, banditë me uniformë etj. Por Myslimi ishe lëshuar pas kësaj ndaj meje dhe “disa” gazetarëve, më keq se ndaj policisë.

Lehës me pagesë, sahanlëpirës, vegla, plehra, me nder gazetarë, e duke na (më) mallkuar që të na bjerë në shtëpi e familje ajo që i ndodhi familjes në Divjakë etj etj. O Myslim, unë replikova, sipas standartit tim, duke menduar se ti je deputet.

Dhe deputet për mua do të thotë njeri me nivel, intelektual, qytetar, e të tjera fjalë të “huaja” si këto. Por kur pashë reagimin tënd, i dhashë të drejtë një kolegut tim që më tha: Po ti me Myslimin gjete të merresh, s’ke punë tjetër?

Komento

Komente

  • Tirona: 18/09/2018 17:07

    Murrizi murriz ngelet.Kur esht dhe ky deputet fundi botes.Babooolja babooole ngelet.Yyyt far e keqe.

    Përgjigju
  • peoples: 17/09/2018 14:44

    vdiqem per nje koker uliri more Myslim..

    Përgjigju
  • erma: 17/09/2018 09:26

    me harbutin sillu harbutshe zoti gazetar, boll ju dretuat si njerez...nuk jane!!!

    Përgjigju
  • Fredi: 16/09/2018 19:51

    Perse nuk e dije gjasme ti Mentor se cfare llumi perfaqeson ky djali i traktoristit? Ky qe eshte ne partine e dekriminalizimit eshte ortak dhe zedhenes i bandes se lushnjes. Vetem ti nuk e ditke qe eshte ortak i Mond Begos. Ata killerat narkomane te lushnjes kujton ti Mentor se nuk jane perdorur ndonjehere nga Murrizi? Sa ti kape policia dhe ta shohesh ti Murtizin kur tu rrije gati tu te gjitheve.

    Përgjigju
  • Ilo: 16/09/2018 19:25

    O Mentor me Ne fund e paske kuptuàr perse Basha po kerkon veting per.deputetet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?