Sula kundër Berishës: Nuk duhet të jetë kandidat për kryeministër! Argita në krye të PD, jo normale

9 Korrik, 17:50| Përditesimi: 9 Korrik, 19:07

  • Share

Deputeti Dashnor Sula foli në 'Studio Live' Report Tv lidhur me të ardhmen e tij në politikë por edhe të opozitës. U aludua fillimisht se Sula do dilte nga politika, por për Arbër Hitajn deputeti demokrat thotë se do vijojë të jap kontributin e tij në politikën

'Këtu në Shqipëri ka një fjalë të urtë popullore nga zona jonë: Pjell dhe burri. Jam këtu ku jam kam mbushur 20 vjet në politikë dhe do vazhdoj të jap kontributin që më kanë votuar nga Peqini dhe gjithë qarku Elbasanit. Nuk jam margaritar i opozitës, por jam shumë herë si nata me ditën me shumë njerëz aty në opozitë apo mazhorancë.'

Më tej Sula kritikon komisionin Antikorrupsion të iniciuar nga mazhoranca, duke e cilësuar si dashakeqas për të minuar punën e SPAK dhe GJKKO.

'Kur u ngrit komisioni i famshëm për Shqipërinë 2030, aty e thashë qëllimi juaj është dashakeqas nëse keni qëllim ti vini shkopinj nën rrota SPAK do shihet në muajt në vijim. E them publikisht duan të dekriminalizojnë nen9on 248 për shpërdorimin e detyrës. Sot nuk i kap pushtetarët për paratë, numrat e llogarisë. Paratë Cash nuk i kap. Një pjesë e mirë e politikë kërkon të shpëtojnë shpërdorimin e detyrës për ti shpëtuar kapjes nga SPAK dhe GJKKO. Nuk kanë mundësi të zhbëjnë ligjin për SPAK dhe GJKKO që të kufizohet mundësia e hetimit. Janë bërë pishman për ligjin e hetimit pasuror.

E bën afatin 10 mujor që kur të vijë momentin për të votuar do jenë njerëzit e listave. Le ta bëjnë sesionin tjetër.'

Sula ka dalë dhe kundër marrëveshjes së opozitës me mazhorancën që riktheu normalitetin në Parlament. Sipas tij nuk u fitua asgjë me 2 komisionet hetimore pas ndryshimit të ligjit.

'Ashtu si erdhën ngjarjet opozita ka bërë mirë. Ne votuam kundër, unë me Leskajn dhe Shehajn. Druaj, se këto presin 14 nëntorin. Kam 3 muaj që nuk shkojnë në grupin parlamentar. Kam kontakte të përditshme me demokratët. Kamë qenë kundër marrëveshjes për hyrjen në parlament. Kushtetuta thotë jemi Republikë Parlamentare, por de facto jemi republikë kryeministrore. I vetmi mjet që ka pakica parlamentare është që kontrolli mbi qeverinë ka një mekanizëm përmes komisioneve hetimore.'

Sula zbulon dhe biseda brenda grupit parlamentar demokrat, ku ai dhe Korreshi me Gështenjën ishin gati të bënin grevë urie, por shumica e deputetëve të tjerë nuk ka qenë dakord.

'Çuditërisht dy tre kolegë kur kam thënë se përballë Ramës ka një rrugë, ngujimi apo greva. Përgjigja ka qenë qenke budalla ti të na lejë Rama të vdesim. Ishim gati me Korreshin, Lefter Gështenjën për grevë urie. E çfarë morëm ne dy komisione hetimore. Morëm vulën. Më shqetëson kjo e kam thënë. Partia nuk është çështje gjykatash. Është çështje fryme, numrash. Kjo ka qenë qëndrimi im. Kanë filluar ethet, fillon lëpirja. Duart e mia bëjnë çdo punë. Patjetër do shkoj në protestë. Më vjen keq që nuk isha dje në protestën e shoqërisë civile përpara ministrisë. Si qytetar kam detyrën të reagoj. Një shoqëri e civilizuar del gjithnjë kundër qeverisë.'

Deputeti jep deklaratën e fortë, teksa thotë se me anë të punës së SPAK shumë politikanë të vjetër përfshirë dhe të nuk do të jenë më pjesë e politikës.

'Rruga e SPAK është rrugë e ndritur. Të gjithë ne që na shikon nuk do të ekzistojmë më në politikë. Nuk po drejtoj dorën që Rama dhe Berisha janë hajdut. Por ke përgjegjësi. Korrupsioni aq i madh  sa është tani, edhe të flasësh tani korrupsioni ka ardhur drejt degradimit.'

PD-ja sipas Sulës rrezikon të kthehet në OJF pas zgjedhjeve të 2025, dhe kjo pasi Berisha mund ti çojë sërish në disfatë.

'Jo më larg se dita e dielë në Francë. Është shembulli më tipik. Kur e ke seriozisht për fitore do të bësh pakte me të gjitha. Ka dy momente politika shqiptare. 2005 me KOP, Berisha solli risi tjetër dhe njerëzit. Edhe në 2013 aleanca e qelbësirave solli ndryshim. Një lider do duhet të përdori të gjitha mjetet e moralshme për të çuar forcën politike për të fituar. Nuk e ka luksin që të lësh jashtë vathit këdo qoftë, jo forca politike por edhe individë. Kam qenë që nga shtatori që kam ngritur tezën e një qeverie hije.

Do duhet një ngjizje mes Berishës, është fakt që Berisha ka më shumë mbështetës se ne, por të ketë simbiozë mes mbështetësve të Berishës. Do doja që nga Berisha: që Sali Berisha ka qeverisur për vite, nuk do qeveris më këtë vend. Do ta qeveris ky kryeministër, kjo qeveri. Unë përfaqësoj popullin opozitar. Berisha mund të fitoj garat personale, por nëse nuk e çon opozitën në fitore në 2025 është dështim. PD rrezikon të kthehet në OJF pastaj.

Ndodh që fatkeqësisht shpëtimi tek Berisha. Nuk duhet të ndodhte kështu. Të ikë Rama sot, Erion Veliaj ka kryer punë. Më thuaj sot, këta lënë tokë të djegur prapa.'

Sa i përket ardhjes së mundshme të Argita Malltezit në krye të PD-së, për Sulën nuk është normale.

'Kam bërë deklaratë, Bardhi është më finok në përgjigjen e tij. Sot nuk jemi vakancë. Nëse ndodh që Berisha jep dorëheqjen dhe vjen Malltezi është jo normale. Edhe vetë Berisha po ta shikosh nga pikëpamja politike nuk ka përfshirë familjen e tij. Unë nuk jam për të përjashtuar njeri. Sa të jetë gjallë Berisha nuk bën gabime që të trashëgojë partinë dorë të vajzës. E kam bindjen që nuk ndodh kjo gjë. Them se Berisha do duhet të rrisi të rinjtë dhe të rejat, tu jap besim. Nuk do jetë gjithmonë mbi tokë.'

G.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 10/07/2024 01:25

    Po mire zoteri,ju duket normale qe dikush te jete kryetar gati i perjetshem i nje partie?! Ju duket normale qe dikush te shikohet si i pazevendesueshem ?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?