UNESCO dha rekomandimin zyrtar që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat Biosfere. Përpjekjet për mbrojtjen e lumit të egër të Shqipërisë dhe Evropës finalizohen me këtë vendim që pritet të hyjë në fuqi në muajin shtator.
Në lidhje me këtë çështje Olsi Nika, themelues i organizatës Ecco Albania nga studio e ‘Sot Live në Shqipëri se kjo është një njohje ndërkombëtare që OKB i ka bërë trashëgimisë natyrore të Shqipërisë.
"Është një proces i marrë nga Ministria e Mjedisit dhe Turizmit, për tu bërë pjesë e trashëgimisë së UNESCO-s. Puna ka nisur me përgatitjen e dosjes, me evidentimin e vlerave, fotografimin e tyre, hartëzimin etj. Është bërë një punë goxha voluminoze. Kjo është një njohje ndërkombëtare, një certifikatë më shumë për Shqipërinë, që do tërheq më jo vetëm vizitorët por edhe donatorët”, tha Nika për Report Tv.
Më tej Nika shtoi se ka pasur debate të gjata nëse lumi i Vjosës duhej të bëhej apo jo park kombëtar.
“Parku është një nga mënyrat se si natyra mund të mbrohen. Ka patur një debat të gjatë nëse mund të bëhej park kombëtar. Por pas studimneve u arrit të bëhej i tillë. Funksionon si një ekososistem i tërë. Në Vjosë gjenden specie të rralla. Gjithë kjo trashëgimi duhet mbrojtur”, shtoi Nika.
Sa i përket hidrocentraleve Nika theskoi se ndërtimi i tyre në parqet kombëtare është i ndaluar me ligj, pavarësisht se në Ballkan kjo gjë nuk respektohet.
“Sa i përket ndërtimit të hidrocentraleve në rastin e Vjosës nuk janë në axhendë, por kjo nuk do të thotë që mos të rikthehen, për shembull nëse ndryshon qeveria. Shrytëzimi i natyrës nuk të bën gjithmonë më të pasur mund të bëjë edhe të varfër”, nënvizoi ai, ndërsa shtoi se lumi i Vjosës është një pamje e jashtëzakonshme sidomos për të huajit, pasi është lumi i fundit i egër në Europë.
Komente
