Venecia

UNESCO rekomandon vendosjen e Venecias në listën e vendeve të trashëgimisë botërore në rrezik

1 Gusht 2023, 14:07| Përditesimi: 1 Gusht 2023, 14:12

  • Share

Qyteti romantik i Venecias, i cili njihet si qyteti lundrues, i kanaleve ujore dhe madje edhe si Mbretëresha e Adriatikut, po përballet me një sfidë me kohën dhe natyrën vitet e fundit. Për këtë UNESCO ka rekomanduar se Venecia duhet tu shtohet listës së vendeve të trashëgimisë botërore në rrezik.

Qyteti romantik i Venecias, i cili njihet si qyteti lundrues dhe i kanaleve ujore, i vizituar kurdoherë nga turistët po përballet vitet e fundit me një sfidë të vazhdueshme kundër kohës dhe natyrës.Për këtë UNESCO ka rekomanduar se Venecia duhet tu shtohet listës së vendeve të trashëgimisë botërore në rrezik.

Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën i ka bërë thirrje qeverisë italiane që të marrë masa për të trajtuar problemet e vjetra në Venecia, e cila ka vite që po përballet me shumë turistë dhe efektet e ndryshimeve klimatike .

Venecia është një nga 1,157 vendet e përcaktuara aktualisht si një sit i Trashëgimisë Botërore, të cilat kanë vlerë të jashtëzakonshme universale për shkak të ofertave të tyre kulturore dhe natyrore.

Rekomandimi për vendosjen e Venecias në listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik është bërë nga UNESCO dhe ekspertë të organeve këshillimore, përpara sesionit të 45-të të Komitetit të Trashëgimisë Botërore të agjencisë, i cili është planifikuar të mbahet në Riad, Arabi Saudite, në shtator.

Mediat raportojnë se projekt-rezoluta argumenton se adresimi i çështjeve të vazhdueshme dhe komplekse që lidhen veçanërisht me turizmin masiv, projektet e zhvillimit dhe ndryshimet klimatik tregojnë një realitet që po shkakton përkeqësim dhe dëmtim të strukturave të ndërtesave dhe zonave urbane, duke degraduar identitetin kulturor dhe social të pronës dhe duke kërcënuar integritetin e atributeve dhe vlerave të saj kulturore, mjedisore dhe peizazhore.

Sot më shumë sesa një qytet lundrues, Venecia është më shumë një qytet që po fundoset . Laguna që dikur e mbrojti nga pushtuesit e huaj, është shndërruar në kërcënimin më të madh për mbijetesën e saj. Venecia është në rrezik për shkak të rritjes së nivelit të ujit, dhe përmbytjet shkaktojnë kaos disa herë në vit.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?