‘Uni’, Trupa e Operas dhe Balerit çel nga Pogradeci siparin e turit në Shqipëri! Qytetarë e turistë shijojnë shfaqjen

13 Korrik, 21:59| Përditesimi: 13 Korrik, 22:00

  • Share

Trupa e Teatrit kombëtar të Operas dhe Baletit performoi për 45 minuta në sheshin Odeon në Pogradec baletin ‘Uni”. Rovena Shivi asistente e shfaqjes tha se këtë vit TKOB- ja ka një kalendar të rëndësishëm dhe të pasur me aktivitete që do mbahen në qytete të ndryshme të vendit dhe shfaqja e Pogradecit shënoi nisjen e këtij turi. Ajo tha se publiku e ka mirëpritur veprën ndërsa vet vendi ka nevojë për më shumë art.

Balerina e Teatrit të Operas dhe Baletit, Livia Lara tha shfaqja ‘uni’ bazohet mbi një vepër që është ndërtuar në mënyrë të tillë që publiku të mund ta perceptojë dhe ta përthithë mesazhin ashtu siç ai do. 

Vepra e Teattrit Kombëtar të Operas dhe Beletit me koreograf Julind Dervishi u ndoq nga spektatorë e turistë të shumtë në sheshin ‘Odeon’ në Pogradec.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?