Një në tetë vajza në botë të moshës 18 vjeç apo më të vogla, kanë rënë pre e dhunës apo ngacmimeve seksuale. UNICEF alarmon me shifrat e publikuara në prag të ditës botërore të vajzave, ku thotë se fenomeni ka arritur përmasa globale alarmante.
Çfarë është më e rëndë sipas asaj që agjencia pretendon është se tek shifrat e mësipërme nuk përfshijnë ngacmimet e kësaj natyre në botën virtuale apo dhunën verbale. Së bashku ato do ta çonin numrin e vazjave të dhunuara në mbi 650 milionë, apo një në 5 vajza.
UNICEF thotë se rajonet më të prekura në botë nga ky fenomen janë vendet ku institucionet janë të dobëta apo shtetet ku ka konflikte të armatosura. Pre e dhunës sipas UNICEF janë edhe djemtë e burrat e rinj, ku sipas anketimeve, pre e dhunës seksuale janë 1 në 11 të tillë. Dhuna seksuale ndaj vajzave është më e përhapur afrikën sub-Sahariane, më pas Azia Lindore dhe Juglindore, Azia Qendrore e Jugore dhe më pas Evropa dhe Amerika Veriore. Anketa e UNICEF u zhvillua në më shumë se në 120 vende nga viti 2012-2022.
Përgatiti: Arlind Isa