Foto ilustruese

Bota

UNICEF: Për herë të parë, obeziteti tek fëmijët kalon nënpeshën në nivel global! 188 milionë të prekur

10 Shtator, 14:36| Përditesimi: 10 Shtator, 14:39

  • Share

Për herë të parë në histori, obeziteti tek fëmijët ka tejkaluar nënpeshën në të gjithë botën, sipas një raporti të fundit të UNICEF. Sot, 1 në 10 fëmijë të moshës 5 deri në 19 vjeç, jetojnë me obezitet, duke u përballur me rreziqe serioze për shëndetin si diabeti i tipit 2, sëmundjet kardiovaskulare dhe disa lloje kanceri.

Sipas këtij raporti shkaku kryesor që ka ndikuar është rritja e konsumit të ushqimeve ultra të përpunuara, marketingu agresiv dhe mungesa e politikave mbrojtëse për ushqimin e fëmijëve. Raporti paralajmëron se deri në vitin 2035, kostoja ekonomike globale e obezitetit mund të arrijë 4 trilionë dollarë në vit.

“Kur flasim për kequshqyerjen, nuk flasim më vetëm për fëmijët nën peshë. Obeziteti është një shqetësim në rritje që mund të ndikojë në shëndetin dhe zhvillimin e fëmijëve. Ushqimet ultra të përpunuara po zëvendësojnë gjithnjë e më shumë frutat, perimet dhe proteinat në një kohë kur ushqyerja luan një rol kritik në rritjen, zhvillimin konjitiv dhe shëndetin mendor të fëmijëve”, tha Drejtoresha Ekzekutive e UNICEF-it, Catherine Russell.

Që nga viti 2000, mbipesha është rritur trefish, ndërsa nënpesha ka pësuar rënie. Problemi është më i theksuar në rajone si Ishujt e Paqësorit, por as vendet me të ardhura të larta si SHBA, Kili dhe Emiratet e Bashkuara Arabe nuk janë të përjashtuara.

UNICEF i bën thirrje qeverive të marrin masa të forta për të mbrojtur fëmijët, etiketim të qartë të ushqimeve, ndalime të marketingut të dëmshëm, taksa mbi produktet e pashëndetshme, dhe mbështetje sociale për familjet.

“Obeziteti nuk është më një problem vetëm për vendet e pasura. Është një krizë globale që kërkon veprim urgjent. Ushqim i shëndetshëm dhe i përballueshëm duhet të jetë i disponueshëm për çdo fëmijë për të mbështetur rritjen dhe zhvillimin e tij . Ne kemi nevojë urgjente për politika që mbështesin prindërit dhe kujdestarët për të pasur akses në ushqime të shëndetshme për fëmijët e tyre”, theksoi Russell.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria e dyta në grup, a besoni se do kualifikohemi në Botëror?