Të paktën 972 fëmijë ukrainas janë vrarë ose plagosur si pasojë e sulmeve rusë në Ukrainë, konfirmon Agjencia e OKB-së për fëmijët, UNICEF. Agjencia vuri në dukje se kjo shifër përfaqëson numrin e viktimave që janë verifikuar nga OKB-ja, dhe shtoi se shifra reale ka të ngjarë të jetë shumë më e lartë.
Në deklaratën që u publikua të hënën të Drejtoreshës Ekzekutive të UNICEF-it, Catherine Russell thuhet se shumica e viktimave janë shkaktuar nga armë shpërthyese.
“Si në të gjitha luftërat, vendimet e pamatura të të rriturve po i vënë fëmijët në rrezik ekstrem. Nuk ka operacione të armatosura të këtij lloji që nuk rezultojnë me lëndime të fëmijëve”, thuhet në deklaratë.
Sipas Russell, 1 në 10 shkolla në Ukrainë janë dëmtuar ose shkatërruar nga bombardimet.
UNICEF-i bëri thirrje për t'i dhënë fund përdorimit të armëve shpërthyese në zonat e populluara, si dhe sulmeve ndaj objekteve dhe infrastrukturës civile. Ukraina ka akuzuar Rusinë se ka vënë qëllimisht në shënjestër civilët, por Moska e mohon këtë akuzë,
Lajmi kryesor:
Lufta në Ukrainë, Zelensky njofton nismën e re për të forcuar lidhjet me vendet e Evropës Lindore dhe Baltike
D.GJ/ReportTv.al