Pamje pas bombardimeve të Izraelit në Gaza

UNIFIL njofton se baza e saj u sulmua përsëri nga Izraeli, vriten 3 ushtarë sirianë nga bastisjet e IDF në kufi me Libanin

25 Tetor, 16:37| Përditesimi: 25 Tetor, 16:42

  • Share

Pamje pas bombardimeve të Izraelit në Gaza

UNIFIL (mision paqeruajtës i OKB), tha sot se më 22 tetor, ushtarët izraelitë hapën zjarr në një nga pozicionet e tyre pranë fshatit Dhayra, në Libanin jugor.

“Kaskat blu në detyrë në një postë vëzhgimi të përhershëm pranë Dhajrës po vëzhgonin ushtarët e IDF-së që po kryenin operacione të pastrimit të shtëpive aty pranë, ushtarët hapën zjarr dhe ushtarët u tërhoqën për të shmangur goditjen”, raporton “La Repubblica”.

Ndërsa OKB-ja flet për një situatë “jashtëzakonisht të vështirë” të sigurisë.

Kurse ditën e sotme, 3 ushtarë sirianë u vranë në një sulm ajror izraelit kundër një poste të inteligjencës së Damaskut, në pikën kufitare me Libanin. Kjo është bërë e ditur nga aktivistët e Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut, duke shpjeguar se kalimi është bërë i papërdorshëm për shkak të bastisjes.

Aktivistët shpjegojnë se IDF po vazhdon të godasë pikat kufitare midis Sirisë dhe Libanit në një përpjekje për të ndërprerë linjat e komunikimit dhe furnizimit për Hezbollahun.

Rreth 150 të vrarë u raportuan gjatë 24 orëve të fundit nga bombardimet izraelite në Gaza dhe në Liban, ku 14 prej tyre thuhet se janë fëmijë. Dhjetëra të tjerë u plagosën dhe operacioni izraelit vijon, duke përfshirë edhe goditjen në disa spitale.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Mbrojtja Civile e Gazës: Masakër në kampin e refugjatëve në Jabalia, 150 të vdekur dhe të plagosur! 3 gazetarë të vrarë në Liban nga sulmet izraelite


A.Q/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?