Union Bank, 1 mln € për të rinjtë nën 35 vjeç në biznes, trajnime dhe mentorim

22 Mars, 17:02| Përditesimi: 22 Mars, 17:57

  • Share

TIRANE- Një milion euro është fondi që Union Bank në bashkëpunim me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka vënë në dispozicion për të rinjtë nën moshën 35 vjeç që hapin një sipërmarrje biznesi.

Programi i BERZH ‘Të rinjtë në biznes’ do të implementohet nga Union Bank, ndërsa një javë më parë u prezantua në një takim me përfaqësues nga shoqatat e ndryshme të të rinjve,  qendrat dhe organizatat rinore, si dhe klientë të rinj në biznes.

Deri tani kemi dhënë përafërsisht gati 300 mijë euro kredi, nga një target që në vitin e parë ishte gati 1.2 mln euro. Në pak muaj ky është një sukses shumë i madh që kemi ngritur dhe projeksionet deri në 16 milion euro portofol në 5 vite, thotë Drejoresha e Përgjithshme Ekzekutive të Union Bank Shqipëri, Flutura Veipi
 

Për Drejtoren e Përgjithshme Ekzekutive të Union Bank Shqipëri, Flutura Veipi, qëllimi është mbështetja ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme të menaxhuara ose në pronësi të sipërmarrësve nën moshën 35 vjeç, jo vetëm në anën financiare, por edhe në trajnime, rrjetëzim dhe mentorim për të drejtuar bizneset e tyre.

"Mosha që është kriteri parësor 18 -34 vjeç, të rinjt që kanë pronësi apo drejtojnë një biznes është kriteri i parë shumë i rëndësishëm. Elementi i ri është ai produkti për startup-et sepse e veçanta që ka tregu ka nevojë sot janë aktivitetet e të rinjve" Flutura Veipi.

Programi Të Rinjtë në Biznes i BERZH-it është i pranishëm në të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, përkatësisht në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi. Ky program pritet të sigurojë një total prej 100 milionë eurosh për bankat lokale në Ballkanin Perëndimor gjatë viteve të ardhshme.

S.G/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?