Unioni i Transportit Publik: Nga e hëna reduktohet numri i autobusëve të transportit publik në Tiranë

29 Korrik 2023, 15:49| Përditesimi: 31 Korrik 2023, 09:13

  • Share

Unioni i Transportit njofton se duke nisur nga e hëna linjat e transportit publik në Tiranë do të funksionojnë me mjete te reduktuara.

Në një deklaratë, Unioni bën të ditur se shkak për reduktimin e mjeteve të transportit publik në qarkun e Tiranës janë sfidat dhe shqetësimet më të cilat, sipas tyre, janë përballur operatorët e këtij shërbimi së fundmi.

Unioni i Transportit Publik u bën thirrje organeve përgjegjëse që të nisin urgjent një dialog për të adresuar shqetësimet financiare të operatorëve që e ofrojnë këtë shërbim.

‘Unioni Transportit Publik njofton me keqardhje se duke nisur nga dita e hënë shërbimet e Transportit publik në qarkun e Tiranës për të gjitha linjat urbane qytetase do të funksionojë me mjete të reduktuara. Ky vendim vjen si pasojë e sfidave dhe e shqetësimeve të shumta financiare me të cilat operatorët e këtij shërbimi janë përballur këto kohët e fundit’- njofton Unioni i Transportit Publik.

Sipas shoqatës së Unionit të Transportit, pavarësisht përpjekjeve, operatorët e linjave urbane qytetase kanë hasur vështirësi të konsiderueshme në mbajtjen e funksionit të shërbimeve të transportit publik me kapacitet të plotë. Sipas tyre nuk është marrë asnjë masë parandaluese apo reagim për të zbutur situatën.

‘Mungesa e mbështetjes adekuate dhe e bashkëpunimit të nevojshme e ka bërë të pamundur që në kushtet aktuale të vazhdojmë punën tonë të rregullt me resurse të plotë. Si rrjedhoje, ne jemi detyruar të marrim vendimin e vështirë për të reduktuar mjetet e transportit publik në dispozicion të në qarkun e Tiranës.’- njofton shoqata.

Unioni i Transportit Publik u kërkon organeve përgjegjëse që urgjentisht të nisin një dialog konstruktiv dhe kuptimplotë për të adresuar shqetësimet financiare dhe sfida operacionale që po prekin shërbimet e transportit.

Njoftimi i Unionit të Transportit

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 30/07/2023 00:02

    Shtetezoini! Tranporti publik i qyteteve duhet t'ju kaloje bashkive.Perse quhet publik kur eshte privat?!

    Përgjigju
  • visi: 29/07/2023 22:11

    Nuk u ngopen keta plerat e urbaneve.

    Përgjigju
  • Elton Hasa: 29/07/2023 21:00

    Shume mire bejne por dhe bashkia dhe qeveria mund te bejne disa verifikime te thjeshta te shohin sa ishin llogarite bankare te ketyre bosave pronare te kompanive ne fillimin e punes ne vitet 2000 -2001 sa jane sot Sa leke merr cdo linje nga nr i aboneve qe shesin cdo muaj ,sa leke marrin nga biletat ,sa leke ne muaj u jep bashkia per te perballuar gjoja krizen,sa nafte blejne ne muaj sa paga paguajne se jane ne banke pagesat dhe sa harxhime kane cdo muaj per mirembajtje dhe qera etj Pastaj do shohim qe te gjithe fusin ne xhep minimumi 100 milione te vjetra ne muaj Per te qene te paster te publikojne bilancet dhe shikoni komedi.

    Përgjigju
    • Nardi: 29/07/2023 22:31

      ELTON je shum i sakt.

  • Gjin Bue Shpata: 29/07/2023 17:57

    Hiqjani kontratat zhavteseve që sofrojne aspak shërbim. Të hipesh në autobus sot është tmerr në vetë. Higjiena e dobët e fatorinove/njerezve, papastërtia e mjetit, mungesa e kondicionimit, tejmbushja mbi kapacitet e bëjnë këtë pako shërbim në një tmerr për këdo që tenton marrë shërbimin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?