Unioni i Transportit Publik: Nga sot reduktohet numri i autobusëve në Tiranë! Veliaj: Kush nuk del në punë humb automatikisht licencën

31 Korrik 2023, 09:14| Përditesimi: 31 Korrik 2023, 17:55

  • Share

Unioni i Transportit njofton se duke nisur nga sot linjat e transportit publik në Tiranë do të funksionojnë me mjete te reduktuara. Në një deklaratë, Unioni bëri të ditur se shkak për reduktimin e mjeteve të transportit publik në qarkun e Tiranës janë sfidat dhe shqetësimet më të cilat, sipas tyre, janë përballur operatorët e këtij shërbimi së fundmi.

Ndonëse Unioni i Transportit publik lajmëroi se nga kjo e hënë do të funksionojnë me mjete te reduktuara, në terren situata duket ndryshe.

“Jo shumë në rregull autobuzët. Me kondicionerë, komode”, tha një qytetare.

“Janë ca linja, shumë të rregullta. Ato që janë larg, vonohen pak pasi nuk ka shumë njerëz”, tha një tjetër.

Vijim normal të punës së linjave të autobuzëve e konfirmoi dhe kruebashkiaku Erion Veliaj. Por nëse se do të ketë reduktim, ai tha se qëndrimi ndaj cilësdo linjë që ndërmerr një vendim të tillë do të jetë i ashpër, deri në heqjen e licencës.

“Sot kemi pasur një ultimatum të padrejtë dhe të pandershëm nga të gjitha shoqatat e transporti publik të Tiranës. Kur dikush të vendos një ultimatum në temperaturë 40 gradë, sigurisht që mund t’i përgjigjesh vetëm në të njëjtën mënyrë. Kush nuk del sot në punë do të humbasë automatikisht licencën. Më rezulton se deri në këtë orë kanë dalë të gjithë në punë” u shpreh Veliaj.

I gjithë ky qëndrim sipas Unionit të Traspotit, vjen për shkak të vështirësive ekonomike me të cilat po përballen operatorët.

“Ka filluar reduktimi i flotës së operatorve, në varësi të mundësive financiare që ata kanë, nga 20 deri në 40% të flotës aktuale që ato kanë të lidhur me kontratë me bashkinë.Kemi kërkuar heqje të taksës së qarkullimit, reduktimin e TVSH, heqjen e akcizës së karburantit, rimburisimi i kategorive që përfitojnë udhëtimin falas, ose të indeksohet çmimi i biletës”, tha Konstandin Foni, kryetrar i Shoqatës së Transportit Qytetas.

Unioni i Transportit Publik u bën thirrje organeve përgjegjëse që të nisin urgjent një dialog për të adresuar shqetësimet financiare të operatorëve që e ofrojnë këtë shërbim.

“Jemi në pritje të një përgjigjeje nga institucionet përgjegjëse”, tha Foni.

“Rënia në vesh të shurdhët e kërkesave tona ekonomike, mos indeksimi i biletave, natyrisht që do të vinte dita dhe do të vijë dita që mos të ketë asnjë autobuiz në rrugë”, tha Dashnor Memaj, kryetari i Shoqatës së Transportit Urban dhe Interurban të Shqipërisë.

Në Shqipëri aktualisht operojnë vetëm linjat private të transportit publik, por duket se shumë shpejt situate do të ndryshojë, pasi Veliaj tha se do të vihet në funksion linja publike e transportit kryeqytetas.

Njoftimi i Unionit të Transportit

Ora 12:53
Veliaj u përgjigjet shoqatave të transportit publik: Kush nuk del sot në punë, do të humbasë automatikisht licencën! Bashkia e Tiranës e vetmja që e subvencionon këtë shërbim

 

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i ka dhënë përgjigje ultimatumit të Unionit të Transportit Publik, i cili lajmëroi se nga dita e sotme do të reduktojë autobusët urbanë në kryeqytet. Duke e cilësuar një pabesi ndaj qytetarëve të Tiranës, sidomos në një periudhë me temperatura mjaft të larta, Veliaj tha se qëndrimi ndaj cilësdo linjë që ndërmerr një vendim të tillë do të jetë i ashpër, deri në heqjen e licencës.

“Sot kemi pasur një ultimatum të padrejtë dhe të pandershëm nga të gjitha shoqatat e transporti publik të Tiranës. Kur dikush të vendos një ultimatum në temperaturë 40 gradë, sigurisht që mund t’i përgjigjesh vetëm në të njëjtën mënyrë. Premtimi im është: Kush nuk del sot në punë do të humbasë automatikisht licencën. Më rezulton se deri në këtë orë kanë dalë të gjithë në punë, por ftesa ime është që, në 2023-shin, kjo nuk është mënyra për të ecur përpara. Nuk ecet përpara me ultimatume. Jo të paktën me këtë kryetar bashkie dhe me këtë Bashki të Tiranës. Nuk bëhet kjo në pabesi, në një fundjavë mes korrikut dhe gushtit, nuk bëhet në një qytet që, në fakt, është i vetmi që subvencionon transportin publik, që paguan edhe për studentët që udhëtojnë falas, që i ka kompensuar edhe naftën edhe karburantin operatorëve,” u shpreh Veliaj.

Ai tha gjithashtu se së shpejti do të vihet në funksion linja publike e transportit kryeqytetas.

“Ne mund të kompensojmë ato që realisht janë në faturat e shtetit dhe në raportimet që bëhen pranë Bashkisë së Tiranës dhe institucioneve financiare të Republikës së Shqipërisë. Çdo faturë tjetër, që është imagjinare, ose që ndodh në të zezë, për ne nuk ka si të justifikohet. Kështu që, kërkesa për operatorët është formalizimi! Sigurisht, mësimin që nxorra këtë fundjavë do ta shfrytëzoj për të ecur edhe më shpejt me një linjë publike dhe me ndërtimin e një autoriteti të transportit publik. Megjithatë, besoj se ishte e pandershme që Bashkia e Tiranës të shantazhohej në një mënyrë të tillë, ndërkohë që kemi 8 vite që e provojmë se askush nuk mund ta shantazhojë Bashkinë e Tiranës. Ndaj, më vjen mirë që i thirrën mendjes edhe sot dolën në punë. Megjithatë, nëse gjatë orëve të ditës dikush do të çedojë në shërbim dhe do t’i rikthehet atij ultimatumi banal që patëm në fundjavë për të ndërprerë në mënyrë të paparalajmëruar transportin publik në Tiranë, sigurisht që nuk do të ngurroj,” deklaroi më tej Veliaj.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tahir tarfyci: 31/07/2023 19:33

    Skan faj se e kan ber monopol dhe bejn si te duan. Shyqyr qe del nga nje velia qe tu bej presion,se as ca kok njeri.

    Përgjigju
  • Vini: 31/07/2023 16:01

    Urbanèt e Tiranès dhe Kamzés i kané BANDAT KRIMINALE dhe ORGANIZATAT MAFIOZE !!!!! ORGANIZATAT MAFIOZE dhe BANDAT KRIMINALE tè PD , LesheLi dhe PS , jané PRONARÉ DIREKT té Linjave Urbane , dhe i kané MONOPOLE !!!! MJAFTON té hypni népèr LINJAT e URBANEVE dhe té SHIKONI kur hypin KONTROLLORÈT e BILETAVE , qé jané BANDITÉ , KRIMINELÉ dhe KRYE KUSARÉ GJAKPIRÈS , sesi i TRAJTOJNÉ FATURINOT e SHKRETÉ !!!!! Pèr Njé PASAGJER qè ka hedhur poshté BILETÉN e URBANIT , FATORINO i SHKRETÉ ju PAGUAN GJOBÉ 100 MIJÉ LEK BANDÈS KRIMINALE (PRONARIT té UTBANIT) , prandaj edhe FATORINOT e SHKRETÉ NUK i mbushin 1 muaj puné tek kéto ORGANIZATA MAFIOZE (MONOPOL) !!!!!! TÉ SHKRETÉT FATORINO dhe té SHKRETÉT SHOFERÉ , pèr ké PUNOJNÉ ????? !!!!!!!!!!! BANDAT KRIMINALE dhe ORGANIZATAT MAFIOZE jané PRONARÉ té LINJAVE URBANE né Tirané , Kaméz , Bathore , Fresk , Vaqarr , Teg , Kombinat etj etj etj etj !!!!! SHTETI ka réné !!!! SHTETI INEKZISTENT !!!! SHTETI i DORÉZUAR para BANDAVE KRIMINALE !!! SHTETI i lidhur me ORGANIZATAT MAFIOZE qé Zotèrojné Linjat Urbane né KRYEQYTET dhe KAMÉZ , si MONOPOL !!! I béj thirrje SPAK , BKH dhe Altin DUMANIT né VEÇANTI , qé té HETOJÉ dhe té ARRESTOJÉ KRERÉT e BANDAVE KRIMINALE (té URBANÈVE né KRYEQYTET,) , NJÉ ORÉ E MÉ PARÉ , sepse kéta BANDITÉ dhe KRIMINELÉ , NUK PAGUAJNÉ AS TAKSA pèr SHTETIN SHQIPTAR , dhe po ja béjné jetén FERR PUNÉ DHÉNÈSVE , dhe po i Trajtojné ata si SKLLRVÈR !!!!! Tju KONFISKOHEN PASURITÉ BANDAVE KRIMINALE dhe té shkojné né BURG BURG BDNDITÈT , KRIMINELÉT , GJAPIRÈSIT dhe GJAK PRISHURIT

    Përgjigju
  • Ben10: 31/07/2023 13:07

    Dmth kur lexon komente si BOBA... qe duan te transport si Austria?! 2 jane hamendesite, ose BOBA eshte emigrant qe vjen per pushime ne Shqiperi dhe do "qiqra ne hell" ose BOBA eshte nje RROTE KA.. (me shume gjase kjo e dyta) si shume eksperte te midhjes mergimtar apo lokal.

    Përgjigju
    • Mario: 31/07/2023 14:32

      tu merren autobuzet ketyre larvave zvarritese dhe 35% takse qarkullimi mbi te ardhurat vjetore ne kolaudim per sherbimin qe nuk i ofrojne qytetit

    • Toni: 31/07/2023 13:47

      Rrota k.. ketu i bie te jesh ti pasi ne Europe nuk ka askund transport publik me mizerabel se ne Shqiperi.

  • rezi: 31/07/2023 12:58

    Per cfar transporti publik flasin keta ndyresira, ky transport eshte i degjeneruar teresisht me autobus qe nuk respektojne oraret sic i ka bota qe ne cdo stacjon te shkruhet orari qe vijne autobuzet, kondicjoneret nuk ndizen, brenda njerzit shtrydhe e cte thuash. Bashkia duhet tu heqi licencat ketyre bosave te ndyre dhe te pajtoi kompani te huaja me regulla strikte si i ka europa e perparuar boll me keta ndyresira vetem heqia e lcencave do te regulloi kete problem.

    Përgjigju
  • Tata: 31/07/2023 12:57

    Pse nuk thoni qe aboneja 16 mij neper sportele,shitej ne autobuz me 5 mije? Sa e kane paguar keshtu dhe tani qajne per autobuzet e mafies qe vjedhin edhe nga shteti?

    Përgjigju
  • Boba: 31/07/2023 09:39

    Ne kemi transportin publik me te degjeneruar ne Europe. Pretendojme te futemi ne BE, po nje autobuz te sakt nuk kemi. Te gjithe te qelbin me tym, mbushen full, nuk kane orar fiks, dhe funksionojne akoma me faturino si ne komunizem. Beni nje projekt te sakt per transportin publik, te kemi autobusat te pakten si Europa. Le te ndiqet shembulli i Austrise.

    Përgjigju
    • Boba: 31/07/2023 19:11

      O ti "italia si moter" mbi 5 here e kam humbur oren e pare ne universitet prej vonesave te urbaneve dhe jam detyruar jam nisur ne kemb mes shiut se ju e dini shume mire ca kaosi eshte Tirana nese bie shi. Transporti publik, qe te behet nuk do as parti, as miliona euro o kok tunxh. Do thjesht dike qe di te beje punen. Njesoj ka qen transporti publik si ktu e 15 vjet me para. E vetmja gje qe ka ndryshuar eshte qe jane shtuar disa linja, faturinot nuk vine me ere dhe permendet me ze emri i stacionit. Kam dy vjet qe nuk kam hipur me ne urbanet e Tiranes. Tirana po pret miliona turiste, nuk kane me ca udhetojne ne Tirane. Edhe e gjitha kjo me shume mundesi, per tu bere nder kompanive te taksive. Prnd thirri mendjes, dil nje her nga guacka, shiko si funksionon transporti urban ne Europe e pastaj hajde me jep mend mua o fshatar. Une dhe gjithe te tjeret kontribuojme me taksa, kaq eshte detyra jone. Detyren per ta permirsuar e ka zoti Enton Punavija gerdalla.

    • Italia si moter: 31/07/2023 13:23

      O boba duro o ditezi ,haruat si ishim paea 10 vjetesh ? Edhe femija kur lind duron 9 muaj ne barkun e nenes ,nuk rregullohen me shkopin magjik ,ju doni saliken qe tju lere ne mut siç ishim .per te kerkuar si Europa i doni ,por per te punuar dhe kontribuoni nuk doni ,te dhjefsha trute qe ke .o idiot me gjithe opingat qe ke .

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?