Festa e Manchester Cityt

Sport

United është hija e vetvetes, Manchester City e mposht 3-0 në derbin e Premier League

14 Shtator, 19:29| Përditesimi: 14 Shtator, 19:31

  • Share

Djemtë e Guardiolës fituan 3-0 në derbin e qytetit kundër ‘Djajve të Kuq’.

Manchester City fitoi 3-0 derbin e qytetit kundër Manchester United, sfidë kjo e vlefshme për raundin e katërt në Premier League. United vijon me krizën që e ka kapluar prej disa sezonesh.

Foden zhbllokoi ndeshjen pas 18 minutave lojë, me pjesën e parë që u mbyll 1-0. Në fraksionin e dytë të besuarit e Pep Guardiolës shënuan edhe dy herë të tjera me Haaland në minutat 53 dhe 68-të, për të ‘arkivuar, tri pikë të plota.

Tanimë Man. City me gjashtë pikë ngjitet në pozitën e tetë, duke lënë United në kuotën e katër pikëve në vendin e 14-të. Duket se Ruben Amorim e ka ‘derdhur kupën’ dhe Man. United mund të vendos për shkarkimin e trajnerit.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sa të sigurt ndiheni nga mashtrimet online?