United fiton me përmbysje derbin e Manchesterit dhe i shtyn City-t festën e titullit. Derbi numër 176-të i Manchesterit ka qënë një ndeshje e çmendur me skuadrën e Guardiolës që e mbyll pjesën e parë 2-0 me golat e Kompany dhe të Gundogan.
Mesfushori gjerman ishte ai që dyfishoi në minutën e 30-të me një gol të bukur nga brenda zone . Me këtë rezultat City do të kurorëzohej kampione e Anglisë për herë të pestë por në fraksionin e dytë djemtë e Mourinho ishin magjik. Paul Pogba ngjitet në katedër dhe me dy gola të shënuar në 2 minuta do të barazonte rezultatin. Në të 53-të francezi shënoi golin e parë dhe 2 minuta më vonë barazon.
Megjithatë nuk u mbyll këtu pasi United shënoi edhe golin e përmbysjes së madhe me mbrojtësin Smalling dhe e fitoi derbin ndaj Cityt 3-2. City shtyn festën ndërsa Manchester United konsolidon vendin e dytë.
Në La Liga Leo Messi udhëheq Barcelonën në fitoren 3-1 ndaj Leganes në “ Camp Nou”. Argjentinasi shënoi në minutën e 27-të dhe në të 32-tën dyfishoi rezultatin duke e mbyllur 2-0 pjesën e parë. Leganes bën surprizën duke realizuar me El Zhar ndërsa 3 minuta nga fundi Messi kompleton tregolëshin personal dhe mbyll llogaritë. Për Barcelonën që kryeson La Ligan me 79 pikë vjen edhe një rekord i ri ,38 ndeshje radhazi pa humbje.