Sport

United piketon zëvendësuesin e Solskjaer, 'djall' mund të bëhet tekniku 32-vjeçar

9 Tetor 2019, 18:46| Përditesimi: 9 Tetor 2019, 18:52

  • Share

Në Angli janë të sigurt se Manchester United po kërkon një zëvendësues të Solskjaer dhe sot mediat kanë zbuluar një emër shumë interesant. Bëhet fjalë për 32-vjeçarin Julian Nagelsmann, i cili aktualisht drejton ekipin e Salzburg në Austri.

Sipas mediave angleze gjermani është një profil shumë interesant për të zëvendësuar norvegjezin, i cili ditët në Manchester i ka të numëruara. Më herët Nagelsmann është përfolur edhe për drejtimin e Bayern Mynchen, por në atë periudhë bavarezët zgjodhën kroatin Kovac.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?