Presidenti Ilir Meta

Universitet mbyllur prej COVID/ Meta takim me rektorët: Qeveria të investojë në teknologji që studentët të kenë akses të plotë online

13 Shkurt 2021, 11:25| Përditesimi: 13 Shkurt 2021, 11:37

  • Share

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar ditën e sotme një takim me rektorë të Universiteteve, ku theksin e ka vënë te mësimi online.

Meta shprehet se duhet që t’u sigurohet studentëve zhvillimi i praktikave laboratorike dhe akses i plotë online, me tarifa të ulta. Ai thotë se është i vetëdijshëm që mbyllja e Universiteteve për shkak se shëndeti është prioritar, por sipas tij qeveria duhet të investojë më shumë në teknologji.

“Ju përgëzoj për përpjekjet tuaja për të bërë të mundur, që studentët të jenë në auditore për provimet. Duhet të investohet më shumë në teknologji, për t’ju garantuar aksesin e plotë online në procesin mësimor.  Jam i ndërgjegjshëm se disa kufizime të imponuara nga pandemia në procesin mësimor, kanë qenë dhe mbeten të domosdoshme për të parandaluar dhe penguar, përhapjen e infeksionit te nxënësit, studentët, mësuesit, pedagogët dhe familjet e tyre, sepse shëndeti dhe mbrojtja e jetës së tyre është prioritet absolut.  Por duhet të realizohen investime të domosdoshme në platforma teknologjike të avancuara, për të ruajtur dhe garantuar cilësinë e mësimdhënies, për të vazhduar formimin teorik, por dhe të specializuar, si dhe në veçanti për ushtrimin e domosdoshëm të praktikave laboratorike dhe klinike. Është tepër e rëndësishme të sigurohet zhvillimi i praktikave mësimore, si dhe krijimi i të gjitha kushteve për t’u dhënë studentëve akses të plotë në internet, me tarifa të ulta, gjatë kësaj periudhe të vështirë. I mirëpritur vendimi për të pranuar kërkesën e studentëve dhe pedagogëve për të dhënë provimet në auditore dhe zgjatur sezonin e provimeve”,  u shpreh Presidenti Meta.

Ky takim me rektorët e Universiteteve u thirr nga vetë presidenti Ilir Meta, ku të pranishëm ishin Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata, Rektor i Universitetit Bujqësor, Fatbardh Sallaku, Skëndër Topi, Rektor i Universitetit i Elbasanit ‘Aleksandër Xhuvani”, Rektore e Universitetit “Luigj Gurakuqi” Shkodër, Suzana Golemi, Ksanela Sotirofski, Rektore e Univesritetit “Aleksandër Moisiu” Durrës, Jonathan R. Alger, President i  Universitetit ‘James Madison’ në Virxhinia.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?