Sociale

Universitetet/ 80% e maturantëve u regjistruan në raundin e parë, i dyti më 29 shtator! Kush ndërroi mendje çregjistrohet nga degët sot dhe nesër

12 Shtator, 16:57| Përditesimi: 12 Shtator, 17:06

  • Share

Rreth 80% e maturantëve që kanë rezultuar fitues në raundin e parë të regjistrimeve në universitetet publike kanë bërë tashmë zgjedhjen e tyre.

Raundi i parë prej shtatë fazash ka përfunduar me datë 11 shtator. Megjithatë të gjithë maturantët që nuk janë të kënaqur me zgjedhjen e tyre do të kenë mundësi prej 48 orësh për çregjistrim. Pra data 12 dhe 13 shtator do u shërbejë atyre që nuk janë të kënaqur të paraqiten në fakultetin dhe të kryejnë çregjistrimin

Një maturant kishte një kohë prej dy ditësh për t'u regjistruar në një degë që ai ishte shpallur fitues. Në rast se maturanti nuk paraqitej në fakultet për regjistrim, ai s’kualifikohej dhe vendi i tij u kalonte kandidatëve të tjerë që ishin në pritje të listës.

Nga data 20 deri 22 shtator, të gjithë maturantët që nuk kishin mundësi të regjistroheshin në raundin e parë do të hedhin 10 degët e tyre të preferuara.

Megjithatë ata duhet të tregohen të kujdesshëm pasi duhet të hedhin 10 degë të cilët kanë ende kuota të lira. Disa maturantë nuk do të kenë mundësinë të aplikojnë

për mjekësi të përgjithshme, arkitekturën apo edhe Akademinë e Sigurisë, pasi këto degë janë ezauruar që nga ditët e para.

Raundi i dytë i regjistrimeve nis nga 29 shtator dhe do të zgjasë deri me datë 8 tetor. Edhe atëherë maturantët do të kenë një periudhë prej 48 orësh për çregjistrim.

Sipas rrjetit akademik shqiptar Inxhinieria, informatika si dhe mjekësia kanë qenë degët më të kërkuara për vitin akademik 2025-2026.

SI.E./I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sa të sigurt ndiheni nga mashtrimet online?