Kronikë

Universitetet në Durrës dhe në Korçë hapin dyert edhe për të pa vaksinuarit! Vaksinë ose tampon, urdhri për studentët vetëm në letër

Nisja e vitit të ri akademik është vetëm tre javë larg dhe studentët do të kthehen në auditore pas më shumë se një viti shkëputje për shkak të mësimit online. Në auditore do të zhvillohen leksione me numër të reduktuar jo më shumë se 20 studentë, ndërsa certifikata e vaksinimit nuk do të jetë pengesë deri në nxjerrjen e një vendimi përfundimtar nga Ministria e Shëndetësisë.

"Viti akademik do të jetë nën masa të rrepta anticovid si maska dhe distancimi social do të jetë edhe pjesa e vaksinimit që studentët duhet të tregojnë pasaportën nga e-albania, por nuk është vendosur se ende nëse do të ketë penalizime për këtë pjesë". Sa i përket distancës nuk do të ketë më shumë se 20 studentë në auditore për leksione apo gjatë provimeve", shprehet Rozeta Arapi, Specialiste në Drejtorinë e shërbimeve pranë Universitetit “Aleksandër Moisiu”

Sa i përket regjistrimeve, Shqipe Haxhihyseni Zv. Dekane e Fakultetit të Edukimit pranë Universitetit të Durrësit  tha se kapacitetet janë të plotësuara duke mos rrezikuar mbylljen e degëve.

"Deri tani ka mbaruar raundi! Jemi në raundin II jemi brenda normale dhe nuk rrezikon asnjë degë të mbyllet sepse regjistrimet janë në nivele të mira", shprehet Haxhihyseni.

KORÇE

Në universitetin e Korçës gjatë fazës së parë janë regjistruar 500 studentë, ndërsa ka ende kuota të lira.  Degët e fakultetit te shkencave natyrore e humane ,si dhe te fakultetit ekonomik jane deget me të kerkuara,ndersa programet e mesuesise mbajnë numrin me te ulët te studenteve por pa riskuar mbylljen.

"Mund të them se numri i maturantëve ka qenë 28 për qind më i ulët duke diktuar edhe regjistrimet në fakultete. Më të kërkuarat janë degët infermieri, mami po kështu degët e ekonomikut", shprehet Rektori i Universitetit "Fan Noli", Dhimitër Bello.

Duke folur për Report TV, Bello tha se pranë Universitetit të Korcës nuk është ngritur nje qender vaksinimi, por rreth 90% e stafit pedagogjik dhe  ndihmes jane vaksinuar.

"Nuk kemi qendër vaksinimi por mbi 90 për qind e pedagogëve janë të vaksinuar dhe deri në nisje të mësimit do vaksinohen të gjithë. E njëjta gjë edhe për studentët edhe pse nuk ka një vendim të prerë se duhet të jenë patjetër të vaksinuar", theksoi ai.

Në këtë vit te ri akademik në universitetin e Korçës janë hapur tre programe te reja studimi në fushen e sporteve per te cilat interesi ka qene i lartë.

 

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?