Drejt Punës

Panairi i punës dhe karrierës në Universitetin e Durrësit, 150 biznese kërkojnë punonjës! Studentët më shumë aplikime në banka dhe hoteleri turizëm

14 Prill 2022, 19:49| Përditesimi: 14 Prill 2022, 20:01

  • Share

Panairi i Punës dhe Karrierës mblodhi në fakultetin e Biznesit në Universitetin e Durrësit me qindra studentë, të interesuar për t'u punësuar pranë kompanive private. Ata plotësuan formularët për t'iu nënshtruar më pas intervistave të punës.

"Më intereson të punësohem si ekonomiste ose kontabiliste edhe degë të tjera që lidhen me klientët. Besoj se do gjej punë këtu, u shpreh një studente.

"Kam aplikuar në 3-4 biznese për praktika pune në auditim dhe kontabilitet", tha një tjetër student.

Panairi synon të prezantojë mundësitë që ofron tregu i punës në qytetin bregdetar.

"Një vit më parë u punësuan 200 studentë ndërsa këtë vit të shkojë më shumë, kanë filluar të lidhen marrëveshjet e para të punësimit", ka thënë Dekani i Fakultetit të Biznesit, Shkëlqim Fortuzi. 

Në këtë panair morën pjesë 150 biznese të Durrësit, si banka, njësi shërbimi, hoteleri-turizëm. 

Ndërsa Kryetarja e bashkisë së Durrësit Emiriana Sako deklaroi se këtë vit do të shpërndahen 2500 kartat e para të studentit.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?