Universiteti Bujqësor i Tiranës lidh marrëveshje me BOKU-n e Vjenës/ Rektori: Ja çfarë do të përfitojnë studentët tanë dhe arsimi i lartë

18 Prill, 21:27| Përditesimi: 11 Qershor, 17:57

  • Share

Universiteti Bujqësor i Tiranës ka lidhur një marrëveshje “historike’ me një nga universitetet më të një njohura të Austrisë, që renditet ndër më të mirat në Evropë dhe i 32—i në rang global.

Bëhet fjalë për universitetin e BOKU-s, që ndodhet në Vjenë.

I ftuar në “Studio Live” me Arbër Hitajn në Report Tv ishte Fatbardh Sallaku, rektor i UBT-së.

Sallaku rrëfeu historikun e kësaj marrëveshje, që nga nisja e punës për realizimin e saj, e deri në finalizimin me sukses. Rektori shtoi se me anë të kësaj oferte synohet që në harkun kohor prej 4-5 vitesh të riformatohet totalisht oferta akademike aktuale, oferta e kërkimit shkencor dhe ofertën e transformimit të teknologjive në UBT.

“Faleminderit që më jepni mundësinë që të ndaj me ju dhe shikuesit tuaj produktin e një pune 2-vjeçare që stafi i Universitetit Bujqësor në bashkëpunim me stafin e një ndër universiteteve më të mira në Evropë në fushën e shkencave të jetës, në fund kanë konkretizuar dhe të hënë u firmos marrëveshja qeveritare ndërmjet dy ministrive të Shqipërisë, ministria e Arsimit dhe ministria e Bujqësisë si dhe ministrisë së Arsimit dhe Bujqësisë austriake, të cilat na japin të drejtën dy universiteteve që të procedojmë për  një projekt 4-vjeçar për periudhën 24-28, ku janë një sërë aktivitetesh për t’u përfshirë. Ajo që dua të theksoj është kjo në dallim nga shumë marrëveshje që institucionet kanë, është një marrëveshje që ndryshon totalisht. Ndryshon në formë dhe përmbajtje pasi është një marrëveshje që universiteti bujqësor e bën për herë të parë, me shumë bindje ne e konsiderojmë  një marrëveshje historike sepse është hera e parë që një institucion i arsimit të lartë në Shqipëri merr përsipër të reformohet totalisht. Kjo marrëveshje ne esencë përmban faktin që universiteti Bujqësor i Tiranës merr përsipër që në harkun kohor prej 4-58 viteve të riformatojë totalisht ofertën akademike aktuale që ka, ofertën e kërkimit shkencor dhe ofertën e transformimit të teknologjive”,- deklaroi Sallaku.

Rektori i UBT-së sqaroi se si studentët dhe arsimi i lartë në tërësi përfitoi nga kjo marrëveshje me universitetin e Vjenës. Ai theksoi se qëllim objektiv kryesor është përafrimi i diplomës së UBT-së me atë të BOKU-së së Vjenës.

"Përfituesit kryesor janë studentët dhe stafi akademik por nga kjo marrëveshje përfiton i gjithë arsimi i lartë në Shqipëri sepse jam shumë i sigurt që ky është një model që mund të ndiqet nga të gjitha institucionet e tjera nëse ato mendojnë se mund të reformohen për sa i përket aktivitetit të tyre.

Studentët, nëpërmjet reformimit total që ne kemi marrë përsipër të ofertës akademike në fund të diplomimit të tyre do të jenë në gjendje që të marrin një diplomë të universitetit bujqësor, e cila patjetër ka vlerë, por një diplomë që krahasuar me shumë vite më parë është një diplomë e cila është përafruar 100% me diplomën që ofro Universiteti i BOKU-s.

Aktiviteti kryesor dhe rezultatet e pritshme nëpërmjet kësaj marrëveshje janë që në harkun kohor të 4 viteve ne të kemi mundësinë ne së bashku me Universitetin e BOKU-së të Vjenës të ofrojmë mbi 10 diploma të përbashkëta”,-tha Sallaku.

“Ambicia jonë është që të gjitha programet master të realizohen në gjuhën angleze dhe UBT të shndërrohet në një qendër rajonale të ekselencës në fushën e bujqësisë, të zhvillimit rural, të sigurisë ushqimore dhe të menaxhimit të burimeve natyrore”,-shtoi rektori.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Pena: 18/04/2024 22:22

    Ka akoma shqiptare te vertete qe e duan zhvillimin e vendit, sukseset z Sollaku!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?