Kultura

Universiteti i Arteve mirëpret projektin ndërkombëtar 'Crossings' në bashkëpunim me Akademinë e Arteve të Bukura të Napolit

8 Maj, 22:40| Përditesimi: 9 Maj, 08:54

  • Share

Në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit mes Accademia di Belle Arti di Napoli dhe Universitetit të Arteve në Tiranë, një grup përfaqësues pedagogësh italianë kanë prezantuar para studentëve projektin ndërkombëtar “Crossings”.

Projekti, i iniciuar nga Akademia e Napolit, përfshin studentë nga një rrjet i gjerë institucionesh artistike në rajonin e Mesdheut dhe më gjerë, përfshirë universitetet e Tiranës, Mitrovicës, Beogradit, Sofjes, Stambollit, Amanit, Bejrutit, Kajros, Aleksandrisë dhe Athinës.

“Crossings” synon të krijojë një hapësirë të re për dialog ndërkulturor, duke nxitur ndërveprimin mes kulturave dhe traditave që historikisht kanë ndikuar dhe pasuruar njëra-tjetrën. Projekti u ofron studentëve mundësinë për të rikonceptuar mjedisin kulturor bashkëkohor dhe për të eksploruar shenjat identitare të epokës sonë, përmes krijimtarisë artistike dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

Në thelb të projektit qëndron realizimi i një vpre artistike kolektive, që do të ndërtohet nga studentët pjesëmarrës duke përdorur materiale të përzgjedhura nga tre vende që kanë përjetuar situata konfliktuale, me synimin për të reflektuar mbi pajtimin, kujtesën dhe krijimin e një gjuhe të përbashkët artistike.

Vizita e delegacionit italian në Tiranë u përshëndet edhe nga drejtori i Institutit Italian të Kulturës, z. Alessandro Ruggera, i cili i priti pedagogët me ngrohtësi dhe theksoi mbështetjen e tij për këtë iniciativë gjithëpërfshirëse që forcon lidhjet kulturore mes vendeve dhe promovon artin si mjet dialogu dhe bashkëjetese.

K.M/B.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, si ju është dukur fushata zgjedhore?