Universiteti i Durrësit/ 3 pedagogë mbikëqyrin 98 doktorantë, ja çudirat e tjera

18 Dhjetor 2018, 07:18| Përditesimi: 18 Dhjetor 2018, 16:37

  • Share

Nuk kanë të sosur çudirat dhe abuzimet në universitetet shqiptare. Në Universitetin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit vetëm tre pedagogë kanë mbikëqyrur njëherësh 98 studentë të shkollës së doktoraturës, ndërsa nga ana tjetër ka cikle studimi me vetëm dy studentë. Ky është një nga konstatimet e Kontrollit të Lartë të Shtetit në një raport të vitit 2014, për kontrollin e veprimtarisë ekonomike financiare të Universitetit të Durrësit, për periudhën 2013-2014. Pedagogët i kanë mbikëqyrur doktorantët në të njëjtën kohë, duke nisur që nga viti akademik 2009-2010. KLSH thotë se rritja e sforcuar e numrit të doktorantëve sjell rënie të nivelit të kërkimit shkencor dhe deformim të kërkuesve të ardhshëm të kësaj fushe.

“Është konstatuar se Universiteti që nga viti akademik 2009-2010, është shtrirë edhe në ciklin e tretë të studimeve. Konstatuam se pavarësisht kohës së shkurtër në këtë cikël janë të regjistruar 98 studentë. Gjithashtu janë konstatuar se në fakultetin ku është hapur ky cikël studimi janë në dispozicion vetëm 3 pedagogë me tituj që mbikëqyrin 98 studentë të shkollës së doktoraturës. Në gjykimin tonë ky nivel pedagogësh me tituj dhe grada (19%) e stafit akademik, nuk justifikon hapjen e studimeve në ciklin e tretë me një numër të konsiderueshëm për kapacitetet akademike që kanë”, thuhet në raport.

Cikël studimi me 2 studentë
Nga ana tjetër, KLSH ka konstatuar se ka cikël studimi me vetëm 2 studentë. “U Konstatua se në vitin akademik 2012 – 2013 rezulton se janë regjistruar 13,541 studentë, nga të cilët 82% e studentëve janë të nivelit bachelor (me kohë të plotë dhe kohë të pjesshme). Niveli i studentëve në ciklin e dytë është e njëjtë si për masterin shkencor dhe atë profesional. Evidentohet cikël studimi me 2 studentë. Ka një numër të konsiderueshëm studentësh në ciklin e parë të studimit në Fakultetin e Peshkopisë, cilësojmë se 26% e tyre janë në ciklin me kohë të pjesshme.

Nuk jemi përqendruar në analizën e vendimmarrjes kosto përfitim për degët dhe fakultetet që mbahen nga ky Universitet për shkak të kornizës së ngushtë të misionit të këtij auditimi, por nisur nga leximi i numrave për numrin e studentëve dhe kapaciteteve njerëzore në dispozicion. Për këtë është rekomanduar që: Nga ana e universitetit të bëhet një analizë e plotë e mundësive që ka institucioni për të përballuar mësimin në ciklet e studimit dhe degët e tij dhe të mbahen ato degë dhe ai numër studentësh që i përgjigjen këtyre kapaciteteve duke synuar në këtë mënyrë edhe rritje të cilësisë së mbulimit të mësimdhënies dhe kërkimit shkencor”, konstaton KLSH.

Abuzimet e tjera
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar se në Universitetin e Durrësit janë paguar persona si anëtarë bordesh dhe komisionesh pa qenë fare prezent. Ky është një abuzim i hapur me paratë e studentëve. “Nga auditimi i veprimeve të kryera me bankë u konstatuan pagesa me vlerë 525,600 lekë, për 14 punonjës të Universitetit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit (UAMD), e cila përfaqëson pagesa të kryera gjatë vitit 2014 për pjesëmarrje në borde etj, ndërkohë që personat përfitues nuk kanë qenë prezent në këto borde, veprim që bie në kundërshtim me VKM nr. 418, datë 27.06.2012 “Për përcaktimin e masës së shpërblimit të anëtarëve të Këshillave, Bordeve,ose Komisioneve të njësive të qeverisjes qendrore”. Për këtë është rekomanduar që: Të kontabilizohet dhe të ndiqen të gjitha rrugët ligjore për arkëtimin e vlerës 525,600 lekë, përfituar padrejtësisht nga 14 punonjësit e UAMD”, thuhet në raport.

Pjesët e makinave
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar gjithashtu se janë blerë pjesë për makina, të cilat nuk kanë lidhje me makinat që ka universiteti. “Komisioni i blerjeve me vlera të vogla ka kryer blerje për “pjesë ndërrimi” për automjete me vlerë 463,600 lekë. Pjesët e blera nuk janë të vlefshme për automjetin që ka gjendje UAMD. Blerja nuk është e shoqëruar me kërkesën për domosdoshmërinë e tyre, procesverbalin për defektet e konstatuara dhe nuk ka procesverbal për riparimin e mjetit. Në tërësi veprimet e kryera janë në kundërshtim me urdhrin e APP nr. 33, datë 11.7.2013 “Për gjurmët e auditimit për prokurimin me vlerë të vogël dhe të lartë” . Për këtë është rekomanduar që: Të kontabilizohet dhe të ndiqen të gjitha rrugët ligjore për arkëtimin e vlerës 463,600 lekë, nga anëtarët e komisionit të blerjeve me vlera të vogla”, vijon raporti.

Jashtë kontrollit 
Sipas KLSH sistemi i mësimdhënies në Universitetin e Durrësit është jashtë kontrollit Në raport thuhet se “nga grupi i auditimit u konstatua tejkalim i ndjeshëm i ngarkesës mësimore vjetore nga stafi akademik. Duke pasur në konsideratë që udhëzimi i MAS nr. 20, datë 09.05.2008, lejon kryerjen deri në 30 për qind, rezulton se është evidentuar një nivel ngarkese e tejkaluar më shumë së 100% të ngarkesës. Tejkalimi i normës vjetore, për mësimdhënien është paguar në masën e plotë në të gjitha fakultetet e UT-së, me urdhër të rektorit, në mbështetje të miratimeve nga ish Ministria e Arsimit dhe Shkencës sot Ministria e Arsimit dhe Sportit.

Nga auditimi u konstatuan edhe tejkalim i ndjeshëm i normës mësimore javore prej 6 orësh në javë, kështu konstatuam raste të ngarkesave mesatare javore deri në 18 orë në javë (ndërkohë që një ngarkesë e tillë është e pajustifikuar edhe nga pikëpamja e mundësive njerëzore për tu realizuar). Kjo ngarkesë lëviz nga fakulteti në fakultet. Këto të dhëna tregojnë për përdorim jo efektiv të burimeve njerëzore, planifikim jo të drejtë dhe gjithashtu neglizhencë në monitorim nga ana e drejtuesve të këtyre fakulteteve të realizimit të orëve mësimore, mungesë totale e sistemeve të kontrollit”.

Disa nga rekomandimet e KLSH për Universitetin e Durrësit
-Të merren masa për të ngritur një sistem kontrolli dhe monitorimi të ngarkesës mësimore të çdo pedagogu të universitetit si dhe të ketë një planifikim të kujdesshëm të ngarkesave bazuar në një vlerësim real të mundësive fizike për të përballuar këtë nivel mësimdhënie.

Ndërkohë të merren masa që të zbatohet plotësisht Udhëzimi nr. 20, datë 9.5.2008 “Për veprimtarinë e Personelit Akademik në Institucionet Publike të Arsimit të Lartë”, i ndryshuar ku cilësohet se “Personeli akademik me kohë të plotë në ILA publike, mund të tejkalojë normën vjetore për mësimdhënien deri në masën 30%, pasi të ketë plotësuar të gjitha detyrimet e kohës vjetore të punës ....”

-Nga ana e Universitetit të analizohen shifrat dhe faktet e cilësuara në këtë raport auditimi, të merren masa që të reduktohen ndjeshëm studentët që ndjekin studimet në ciklin e tretë, pasi rritja e sforcuar sjell rënie të nivelit të kërkimit shkencor dhe deformim të kërkuesve të ardhshëm të kësaj fushe.

-UAMD, me përfundimin e afatit të kontratës së qirasë, të mos përsërisë dhe të mos lidhë kontratë të re për dhënien me qira të truallit në pronësi të saj me asnjë subjekt privat, ose shtetëror.

-Të analizohet përgjegjësia institucionale dhe të kërkohet kthimi në buxhetin e universitetit i shumës 1,480,728 lekë nga personat përgjegjës që nuk kanë ndjekur dhe mbrojtur veprimet administrative të institucionit.

-Të kontabilizohet dhe të kërkohet kthimi në buxhetin e universitetit i shumës 8,500,000 lekë nga personat përgjegjës që kanë për detyrim ti menaxhojnë dhe monitorojnë këto fonde dhe që kanë lejuar përdorimin jo efektiv të tyre.

-Të kontabilizohet dhe të ndiqen të gjitha rrugët ligjore për arkëtimin e vlerës 3,875,044 lekë, nga shoqëria që ka përgatitur projektpreventivin.

-Të ndiqen të gjitha rrugët ligjore për arkëtimin e vlerave 525,600 lekë, 463,600 lekë, 463,600 lekë, 332,589 lekë, 168,000 lekë, 65,600 lekë.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fieraku: 09/09/2020 20:04

    Me pelqyen disa komente por keto jane pislleqet e ish rektorit kurve mitat mema i cili ka bere çdo lloj poshtetsie dhe çdo lloj korrupsioni duke perdprur te degjeberuarin pa asnje klase shkolle nje far shkelqim sula duke e emruar drejtor auditi e duke i bere presion pedagogeve. Shume prej te çilecve i jepnin nje pjese te rroges. Ata qe kundershtonin i sajonte 1001 gjera duke i shantazhuar e larguar edhe nga puna. Ku jane sot keto mostra qe perkraheshin nga burri prokuror i zv rektores kullolli?! Pse nuk permendet nga ju komentuesa. Kam punuar kamarier perballe uamd dhe di çdo gje nga 2009 deri 2015. Ju veç flisni kot. Ka edhe te sakta sigurisht, por kseonela e ka rradhes pas mitat legenit.

    Përgjigju
  • Altin: 19/12/2018 00:18

    Qe Andon Kume eshte kokrra e halabakut kete nuk e luan as topi. Andon Kumeja qe komenton me poshte dhe thote qe eshte intelektual i nderuar, le te na tregojne nje arritje te Kumes, pervec lidhjes se te emes me Nanon dhe babait te tij qe i gjeti vend pune. Andon Kumeja dhe te gjithe katundaret qe Kseanela ka futur ne UAMD duhet te nxjerrin online doktoratat. Ka persona ne UAMD qe kane doktorata me 50 faqe. Doktorata qe i kane marre me para. UAMD eshte universitet rekord per ngeljen e studenteve. Ne keto momente rektorja dhe sejmenet e saj jane ne panik. I lusin studentet qe te rrine urte, me premtime per nota te mira, per kalime etj. Por ata qe jane ndeshkuar ne UAMD, qe kane ngelur, qe kane paguar para etj duhet te denoncojne te gjithe. Edhe mesimdhenesit me bachelora dhe mastera qe jane aty dhe jane futur me mik dhe me rryshfet duhet te denoncohen. Kur te bjere Lindita Nikolla do te bjere edhe kupola e UAMD-se, do bjere kupola e Universitetit te Tiranes, e Elbasanit, Shkodres etj. Duhet te nisi vetingu ne arsim. Dashnoret, kurvat, familjaret e deputeteve duhet te largohen nga universitetet pasi ata kane konflikte interesi.

    Përgjigju
  • Studentetperstudentet: 18/12/2018 18:57

    Si mund te akuzoje dikush qe nuk di asgje per UAMD . Marre per studentet qe nuk dine dhe nuk vleresojne akoma ke kne ne krahe e ke jo . Turp per ato qe fryjne studentet me deklarata te rreme. Student beni proteste dinjitoze per te fituar te drejtat tona dhe per ti mare ato te drejta pa i hyre ne hak askujt, vetem ne kete menyre mund ta fitojme betejen e plote ndryshe jemi te humbur. Turp per studentet qe akuzojne dekane e rektore qe akoma nuk u njohin fytyren por u dine vetem emrin .

    Përgjigju
  • Shkenca Politike: 18/12/2018 18:23

    Profesor Andon Kume nje njeri intelektual dhe i nderuar . Akuzat te pabaza . Mos u merrni me llafe grash o njerez . Studentet kane pasur mbeshtetje e vazhdojne te gezojne mbeshtetje. Mos shikoni shume endrra, pyesni mire pastaj flisni

    Përgjigju
    • agron: 29/06/2019 21:36

      Andon Kume dhe i ati Kristaq Kume jane dy te degjeneruar.

  • Lushi: 18/12/2018 17:28

    Nuk duam tja dime fare per asnje universitet kemi plot hallet tona

    Përgjigju
  • Titini: 18/12/2018 16:37

    Me duket sikur jane bere te gjith kush te kapi nga nje cop lajm (ska rendesi se kujt periudhe i perket, mjafton ta serviri si te ri) e te bien ne sy per pak sensacion. Ku po shkon valle ky vendi yne i dashur ku ka humbur sensi i te vertetes dhe po dalin ne pah gjith te strukurit qe nuk i ka njohur njeri me pare. Per te ardhur keq qe ne vendin tone mungesa e arsyes dhe deshira per te perfituar nje cope nga mundi i tjetrit i kane zene syte njerezimit. Keta studente qe deri dje ulnin kokat e fshiheshin pas shokut kur pedagogu u bente nje pyetje na jane bere te gjitha trima e na jane hedhur ne shesh. Eshte bere per te ikur me vrap nga ky vend...

    Përgjigju
    • Andri: 18/12/2018 16:59

      Mir e ke ti po ku te shkojm se...

  • Tini: 18/12/2018 16:26

    Keto kallzime te KLSH tregojne se arsimi universitar eshte ne nivelin me te ulet , si dhe vater e nepotizmit dhe korrupdionit . Ndryshimet radikale duhet te nisin me truoen pedagogjike dhe me te gjitha problemet me sira . Ptotesten e nisen studentet dhe ato duhet te jene pjese e padiskutueshme e jetyre ndryshimeve . Ngritja e komisioneve te karte shtwterire te oerbere nga akademiket rane duhet te kryejne vetingun dhe aftesite pedogogjike te pedagogeve ne te gjithe Shqiperine . Studentet mos te kene frike te denoncojne korrupsionin dhe te kerkojne trabsoarence financiare ne cdo dy muaj ngs rektoratet

    Përgjigju
  • Altin: 18/12/2018 15:20

    Ne UAMD ka nje korrupsion te papare. Rektorja, Kseanela Sotirofska rri neper kafe me studentet dhe i lut te mos protestojne dhe te mos i permendin emrin. Andon Kume, dekani i shkencave politike ka hapur kafene e tij para fakultetit dhe i merr nxenesit dhe profesoret ne kafe per tallava - ne vend qe te jete profesor dhe dekan. Para ca ditesh, Levizja ia nxorri emrin per rryshfetxhi. Te punesuarit e tij qe nga Elda Zotaj etj jane te gjithe bij, niper, mbesa, dashnore etj deputetesh te PS-se. Ne fakultetin e edukimit, para ca muajsh hoqen dekanin pse e kapen me dike... Ne UAMD ka lektore me mastera dhe bachelore, ndersa personat me PhD nuk hyjne dot. Ne nje ceshtje gjyqesore vjet, nje profesor i shkolluar ne Amerike nuk ishte marre ne pune, pasi shefi i edukimit kishte marre djalin e mikut te tij qe sapo kishte mbaruar shkollen. UAMD-ja eshte tmerr, por faji bie mbi rektoren maqedonase, Kseanela Sotirofska e cila nuk zbaton ligjin por e ka kthyer UAMD-ne ne nje stan miqsh dhe tarafesh.

    Përgjigju
    • Shkenca Politike: 18/12/2018 18:19

      Me vjen vertet keq per ju qe merreni me fjale te kota dhe te pabaza. Ti besoj se do jesh ndonje student/e qe ka ngelur ne provim e mban inat me stafin e UAMD . Profesor Andon Kume eshte njeri intelektual , i edukuar dhe i nderuar. Eshte dicka normale te kete kontakt me dekanin studenti ne lidhje me nje problem qe studenti ka. Dhe persa i perket etiketimit si pjese e nje partie , e keni gabim . Profesori nuk ka lidhje me asnje parti , ai eshte i nderuar me profesionin qe ka dhe per me teper eshte ekspert per zgjedhjet , nje analist i shkelqyer . Studentet kane pasur mbeshtetje dhe do te kene per cdo kauze tyren .

    • Akademik: 18/12/2018 15:34

      Sa keq, qe nje i paditur shkruan pa pergjegjesi per shume persona dhe per nje universitet! Sa turp, pergojimi i nje marredhenie njerezore, rektor-student tejkalon gjithe stereotipat e modelit te nje akdemik-drejtues i universitetit! Sa keq qe shqiperia mbart mberurina, qe nxjerrin vec mllef prej goje! Sa mire qe nuk jeni akademik!

  • VIP List: 18/12/2018 14:30

    Adriatiku shkruan ne kohen e tashme per nje gje qe ka ndodhur ne vitet 2008-2014. Bravo, vazhdo keshtu. Sigurisht qe do te arrish ta punesosh ate njeriun tend ne arsim, patjeter.

    Përgjigju
  • turpi i UAMD: 18/12/2018 14:08

    thuajini Doktoreve te UAMD te publikojne doktoraturat e tyre. Njeri e keni ne Fakultetin e Drejtesise. Nuk e di nese inicialet e tij jane AC por me thone se eshte shef departamenti. Pretenbdon se e ka marre doktoraturen ne Itali (ne nje qyteze te Triestes) por eshte komplet e vjedhur. Ias ka vjedhur dikjt dhe e kercenon qe te mos beje denoncimin

    Përgjigju
  • Jola: 18/12/2018 13:11

    Duhet te mbyllen se pari universitetet private qe akreditohen me miqesi e me pas te shihen edhe ato shteteror te rretheve qe kalojne studentet sipas qokave qe u bejne.

    Përgjigju
  • Illi: 18/12/2018 08:38

    Eshte e qarte, qe universitete te tilla duhen mbyllur sa ke pare. Durresit do ti shkonte p.sh. nje shkolle gjysme e larte ose e larte per turizmin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?