Universiteti i Korçës mbyll 3 programe studimi, Rektori për Report Tv: Shkak nota mesatare

8 Tetor 2018, 13:46| Përditesimi: 8 Tetor 2018, 16:07

  • Share

KORÇE- Mbyllen 3 programe studimi përkohësisht dhe shkak për këtë është mungesa e kërkesave për t’u regjistruar në këto degë dhe nota mesatare. Programet që mbyllen janë arsimi parashkollor, gjuhë dhe kulturë frënge dhe Mjekësi e Bimëve dhe Hortikulturë. 

Rektori Ali Jashari në një prononcim për Report Tv, thotë se këtë vit universiteti ka 150 studentë më shumë, ndërsa shkak për mbylljen e degëve është bërë vendosja e notës mesatare. Ai shtoi se gjithsej në këto tre degë janë regjistruar 11 studentë, të cilët do të kalojnë në degë të përafërta.

Por këtë vit akademik në universitetin “Fan. S. Noli” do të hapen 15 programe të reja studimi.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?