Britani/ Universiteti i Oksford nis testimet për vaksinën e koronavirus, injektohen dy vullnetarët e parë

24 Prill 2020, 04:09| Përditesimi: 24 Prill 2020, 04:22

  • Share

Universiteti i Oksfordit ka filluar testet e para në njerëz për krijimin e një vaksine për koronavirus. Dy vullnetarë, të parët nga më shumë se 800 të rekrutuar për studim, janë injektuar sot. Kjo e bën Oksford të parin qytet në Evropë që nis nga puna për krijimin e një vaksine të studiuar në njerëz.

Stiudiuesit kanë vendosur që gjysma e të rekrutuarve do të marrë vaksinën COVID-19, dhe gjysma tjetër do injektohet me vaksinën kontrolluese e cila të mbron nga meningjiti por jo nga koronavirusi.

Kjo do të thotë që vullnetarët nuk do të dinë se cilën vaksinë po marrin, megjithëse do të injektohen nga mjekët.

Njëra nga dy personat e injektuar të parët u shpreh për BBC se: "Unë jam një shkencëtare, kështu që kam dashur të përpiqem të mbështes procesin shkencor si të mundem".

Vaksina u zhvillua në një punë më pak se tre muaj nga një ekip në Universitetin e Oksfordit. Sarah Gilbert, profesore e vaksinologjisë në Institutin Jenner, drejtoi studimin para-klinik.

"Personalisht kam një shkallë të lartë besimi në këtë vaksinë," tha ajo.

"Sigurisht, ne duhet ta provojmë atë dhe të marrim të dhëna nga njerëzit. Kjo pasi na duhet të demostrojmë se vaksina në të vërtetë funksionon dhe ndalon njerëzit të infektohen me koronavirus, para se ta vëmë atë në përdorim në popullatën më të gjerë."

Prof Gilbert më parë tha që ajo ishte "80% e sigurt" se vaksina do të funksiononte, por tani preferon të mos vendosë një shifër, duke thënë thjesht se është "shumë optimiste" për shanset e saj.

Por, si funksionon vaksina?

Vaksina është bërë nga një version i dobësuar i një virusi të zakonshëm të ftohjes (i njohur si adenovirus) tek shimpanzetë, duke e modifikuar atë me qëllim që të mos të rritet tek njerëzit.

Ekipi i Oksfordit ka zhvilluar tashmë një vaksinë kundër Mers, një lloj tjetër i koronavirusit, duke përdorur të njëjtën metodë dhe që kishte rezultate premtuese në provat klinike.

1587694262_Screenshot10.jpg

Si do ta dinë studiuesit nëse funksionon?

E vetmja mënyrë se si ekipi do ta kuptoj se nëse vepron apo jo vaksina e COVID-19 është duke krahasuar numrin e personave që do të infektohen me koronavirus në muajt që vijnë, nga dy anët e të testuarve (ata që kishin marrë vaksinën për koronavirus dhe ata që ishin injektuar me vaksinën kontrolluese e cila të mbron nga meningjiti).

Kjo mund të jetë problem nëse rastet bien me shpejtësi në Mbretërinë e Bashkuar, sepse nuk mund të ketë të dhëna të mjaftueshme.

Prof Andrew Pollard, drejtori i Grupit të Vaksinave të Oksfordit, i cili po udhëheq testimin tha se: "Ne po ndjekim fundin e kësaj vale të tanishme epidemike. Nëse nuk e arrijmë atë, ne nuk do të jemi në gjendje të tregojmë nëse vaksina vërtet funksionon në muajt e ardhshëm. Megjithatë, ne presim që në të ardhmen të ketë më shumë raste sepse ky virus nuk ka ikur ende. "

Studiuesit e vaksinave po i japin përparësi rekrutimit të punëtorëve lokalë të kujdesit shëndetësor në testim pasi ata kanë më shumë gjasa të ekspozohen ndaj virusit se të tjerët.

Një testim më i madh, me rreth 5,000 vullnetarë, pritet të fillojë në muajt e ardhshëm, i cili nuk do të ketë kufi moshor.

Njerëzit e moshuar kanë tendencë të kenë reagime më të dobëta imune ndaj vaksinave. Kështu, studiuesit po vlerësojnë se nëse ata do të kenë më të nevojshme injektimin e dy dozave të vaksinës.

Ekipi i Oksfordit gjithashtu po shqyrton mundësitë për bërjen e disa testeve me vaksinën edhe në Afrikë, më saktë në Kenia, ku shkalla e transmetimit po rritet me hapa të ngadaltë.

Nëse numrat e të infektuarve janë problemi, atëherë pyetja që shtrohet është: “Pse të mos infektoni vullnetarët me koronavirus qëllimisht?”

Kjo po që është një mënyrë e shpejtë dhe e sigurt për të zbuluar nëse vaksina ishte efektive, por në kushtet kur ne nuk kemi një trajtim të provuar që mund ta kurojë COVID-19, kjo është etikisht e diskutueshme. Mirëpo, një gjë e tillë mund të jetë e mundur në të ardhmen.

"Nëse arrijmë në pikën ku do kemi disa trajtime për sëmundjen dhe mund të garantojmë sigurinë e vullnetarëve, kjo do të ishte një mënyrë shumë e mirë për të testuar një vaksinë", u shpreh Prof. Pollard.

A është e sigurt?

Vullnetarët e testit do të monitorohen me kujdes në muajt e ardhshëm. Atyre u është thënë se disa mund të kenë dhimbje krahu, koke ose ethe në dy ditët e para pas vaksinimit.

Atyre po ashtu iu tha se teorikisht ekziston rreziku se virusi mund të shkaktojë një reagim serioz ndaj koronavirusit. Një mundësi e tillë ishte e lartë në disa studime të hershme për vaksinën e Sars tek kafshët.

Por ekipi i Oksfordit thotë se të dhënat e tij sugjerojnë se rreziku i vaksinës që prodhon një rrezik më të madh nga sëmundja është i ulët. Shkencëtarët atje shpresojnë të kenë gati një milion doza deri në shtator, dhe të për shkallëzojnë në mënyrë dramatike prodhimin pas kësaj, nëse vaksina rezulton e efektshme.

1587694338_Screenshot9.jpg

Në një rast të tillë, kush do ta merrte vaksinën më parë?

Prof Gilbert thotë se ende nuk është vendosur: "Nuk është me të vërtetë roli ynë që të diktojmë se çfarë do të ndodhë. Ne thjesht duhet të përpiqemi të krijojmë një vaksinë që funksionon dhe të ketë mjaftueshëm nga ajo, pastaj janë të tjerët që vendosin".

"Ne duhet të sigurohemi që kemi doza të mjaftueshme për ato që kanë më shumë nevojë, jo vetëm në Mbretërinë e Bashkuar, por edhe në vendet në zhvillim", shtoi Prof Pollard.

1587694364_Screenshot8.jpg

Një tjetër ekip në Imperial College London shpreson të fillojë testimet tek njerëzit për vaksinën e tij ndaj koronavirus në qershor. Ekipet e Oksfordit dhe Imperialit kanë marrë më shumë se 40 milion paund fonde nga qeveria.

Sekretari i Shëndetit, Matt Hancock ka vlerësuar të dy ekipet duke thënë se Mbretëria e Bashkuar do të "jap gjithçka që kemi" në zhvillimin e një vaksine.

Këshilltari kryesor mjekësor në Mbretërinë e Bashkuar, Prof. Chris Whitty tha se asnjë vaksinë apo ilaç për të trajtuar COVID-19, nuk ka të ngjarë të jetë në dispozicion brenda vitit të ardhshëm./

*Burimi: BBC

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?