Zv.rektori i Universitetit, Gëzim Dibra

Kronikë

Universiteti i Shkodrës i kthehet mësimit më 4 shkurt, zv.rektori: Kemi përcaktuar edhe javët e provimeve

30 Janar 2019, 11:42| Përditesimi: 30 Janar 2019, 12:35

  • Share

Universiteti i Shkodrës 'Luigj Gurakuqi' pas një vendimi të Rektoratit ditën e djeshme, ka vendosur që të gjithë studentët t'i rikthehen auditoreve në datën 4 Shkurt.

Në mbledhjen e fundit të rektorati ka miratuar strukturën e re të procesit mësimor dhe i ka lënë detyrë të gjithë dekanëve të marrin masa për të garantuar procesin mësimor.

Në një prononcim për Report Tv, zv.rektori i Universitetit, Gëzim Dibra ka treguar edhe lidhur me mënyrën se si do të veprohet për të rikuperuar orërt e humbura.

"Kemi pasur një kërkesë nga studentët që të nisë mësimi. Kemi përcaktuar edhe javët e provimeve. Pastaj mund të shohim realizimin e semestrit të dytë në 14 javë duke edhe përfshirë edhe mësimdhënien ditën e shtunë," - tha Dibra.

Sipas zv. rektorit një ftesë për t'ju rikthyer auditorëve i është drejtuar edhe 15 studentëve të ngujuar prej 9 ditësh brenda ambienteve të Universitetit. 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?