Sociale

Universiteti i Shkodrës ‘Luigj Gurakuqi” mban takim homazh në nder të profesorit Sami Repishti!

6 Dhjetor, 17:08| Përditesimi: 6 Dhjetor, 17:26

  • Share

Shkodër- Një takim homazh nderimi u organizua nga Universiteti i Shkodrës "Luigj Gurakuqi", në kujtim të Profesor Sami Repishtit, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Rektori i Universitetit, Profesor Tonin Gjuraj, theksoi se Repishti ishte një personalitet dhe humanist shquar.

Mbesa e Profesorit, Ardita Repishti, ndau kujtime të veçanta, duke treguar se si ai u bë një mentor i pashoq për të, duke e udhëhequr me mençuri dhe dashuri.

Kurse Kryetari i Bashkisë Shkodër u përul me respekt ndaj figurës së këtij qytetari nderi të Shkodrës, duke e cilësuar si një model frymëzimi për të gjithë.

Kryebashkiaku Beci ndau lajmin se pas bisedës me familjarët, është diskutuar shndërrimi i banesës së Profesor Repishtit në një vend të vizitueshëm, për të ruajtur dhe përcjellë trashëgiminë e tij te brezat e ardhshëm.

Sami Repishti ishte një personalitet i shquar shqiptar, i njohur si intelektual, humanist dhe aktivist i palodhur për të drejtat e njeriut. I lindur në Shkodër, ai përjetoi dhe sfidoi periudha të vështira të historisë shqiptare, duke përfshirë vuajtjet gjatë regjimit komunist.

Për shkak të bindjeve të tij dhe përkushtimit ndaj lirisë, ai kaloi disa vite në burgjet e diktaturës.

Pas arratisjes nga Shqipëria, Sami Repishti u vendos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku vazhdoi aktivitetin e tij intelektual dhe humanitar.

Ai u bë një zë i fuqishëm në diasporën shqiptare, duke promovuar vlerat e demokracisë, të drejtave të njeriut dhe identitetit kombëtar.

A.Q/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?