Universiteti i Tiranës edhe Universiteti i Mjekësisë marrin për herë të parë marrin akreditimin e institucionit me vlerën maksimale prej 6 vitesh. Rektori i Universitetit të Tiranës, prof. dr. Artan Hoxha falenderoi të gjithë stafin akademik për kontributin.
Ai tha se “akreditimi i UT-së ishte një proces gjithëpërfshirës, i cili tregoi vlerat dhe përkushtimin e gjithsecilit prej jush. Ky moment vjen natyrshëm si certifikimi i punës së palodhur e të përkushtuar të personelit akademik, ndihmësakademik, administrativ, studentëve, bashkëpunëtorëve të Universitetit të Tiranës dhe të gjithë atyre ish-studentëve tanë që me arritjet e tyre janë mbështetje solide e një alumni që do të bënte krenar çdo IAL”.
Sipas tij, Universiteti i Tiranës ofron mendim shkencor bashkëkohor, zgjidhje funksionale e inovative, frymë bashkëpunimi duke u bërë faktor i rëndësishëm në zhvillimin e shoqërisë shqiptare.
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 03, datë 27.01.2023, “Për akreditimin periodik të institucionit të arsimit të lartë, Universiteti i Mjekësisë Tiranë”, janë si vijon:
Institucioni, të mbështesë e nxisë me tej mobilitetin e personelit akademik dhe studentëve. Institucioni, të mbështesë e nxisë më tej personelin akademik, për të rritur cilësinë e kërkimit shkencor dhe publikimeve në revista cilësore me faktor të lartë impakti. Institucioni, të përditësojë faqen e tij zyrtare të internetit edhe me informacione që lidhen me punën kërkimore shkencore të personelit akademik. Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti i Mjekësisë Tiranë duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.