Universiteti i Tiranës dënon sulmin ndaj pedagogut dhe avokatit Sokol Mëngjesi dhe i uron shërim sa më të shpejtë të kolegut të tyre.
"Universiteti i Tiranës dënon sulmin agresiv ndaj pedagogut të Fakultetit të Drejtësisë dhe avokatit Sokol Mëngjesi. Ne presim dhe besojmë që policia dhe prokuroria të zbardhi sa më shpejt autorët dhe motivet e këtij sulmi kriminal dhe të rrezikshëm. Stafi i Universitetit të Tiranës është në këto momente pranë familjes së Sokol Mengjesit' thuhet në njoftimin për median.
Lajmi kryesor:
Dhunohet avokati Sokol Mëngjesi, policia: Pala që fitoi gjyqin për pronën ku u ndërtuan kulla te Liqeni nuk e pagoi! Vetëdorëzohet njëri nga autorët, 3 në kërkim! Berisha del blof
S.G//ReportTv.al