Shqipëria u radhit në fund të listës në klasifikimin e bërë nga dy renditësit më të rëndësishëm të cilësisë së universiteteve për Evropën Jugore. Ndërsa të dhënat e vitit 2023, tregojnë se katër Universite kanë rënë 200 vende nga renditja e vitit të kaluar.
Rankimi mbështetet kryesisht në studimet që universitetet botojnë në internet, botimet shkencore ndërkombëtare të profesoratit dhe kërkuesve shkencorë, si dhe botime të tjera me karakter akademik apo edhe opinione publike etj.
Renditësi i parë i universiteteve, Times Higher Education Ëorld University Rankings përfshiu në renditje vetëm një universitet nga bota shqiptare, Universitetin e Prishtinës në pozicionin 1501.
Ndërkohë më të mirat në Rajon janë 3 universitete serbe (renditur ne vendet e 801, 1001, 1501, 2 Universitete të Bosnjës, 1 në Maqedoninë e Veriut dhe fatkeqësisht asnjë universitet nga Shqipëria.
Vlerësuesi i dytë QS World University Ranking që në vitet e fundit ka bërë pjesë të rankimit katër universitete publike (UT, UAMD, UPT, UBT) shqiptare dhe 2 private, ku me renditjen më të mirë është Universiteti Bujqësor.
Universiteti i Tiranës është vetëm 10 vende larg nga fundi i tabelës, pra i 677 nga 688 universitete të Evropës Jugore.
Kjo tregon një rënie drastike për cilësinë e universiteteve në Shqipëri, pasi në 2021 renditeshin tek fasha 301-350 dhe në 2022 midis vendeve 350-400.
Sfidë për Ministrinë e Arsimit mbetet thellimi i procesit të ndërkombëtarizimit të Universiteteve dhe krijimi i një oferte më tërheqëse për studentët vendas por edhe ata të huaj.
“Sigurisht që sfida më e madhe përgjatë gjithë këtyre viteve ka qenë dhe është ndërkombëtarizimi, afrimi sa më shumë i universiteteve tona me universitetet e huaja, për të ndërtuar programe të përbashkëta, për të patur diploma dyfishe, për të bërë ofertën tonë të arsimit të lartë sa më shumë atraktive, jo vetëm për studentët tanë, por gjithashtu edhe për studentë të huaj”.”- tha Manastirliu.
Në prag të nisjes së vitit të ri akademik, Ministrja e Arsimit Manasttirliu në takimin me rektorët e universiteteve publike dhe jopublike adresoi sfidat e arsimit të lartë dhe prioritetet e punës së përbashkët për zgjerimin e projekteve të ndërkombëtarizimit të universiteteve.
C'rendesi kane universitetet kur nuk ka shprese per pune e kerkime shkencore e zbatim te tyre ne praktike,kur laboratori kthehet ne teater,ku vendin e muzeumit e ze pallati, kur uzina kthehet ne merkato,kur te gjitha fabrikat,uzinat,kombinatet,insititutete jane bere me nje /ish/perpara dhe nuk gjen dot nje fabrike,uzine,apo institut ku te punesohesh pasi je diplomuar ose te praktikohesh;kur i diplomuari nuk mund te paraqese as edhe nje projekt ndertimi se gjithmone u jepet perparesi konkurseve nderkombetare e firmave te huaja,kur universitetet jane kthyer ne dege partie e keneta ku vegjetohet?!C'duhen deget e ndryshme, kur studentet orientohen me idene e /investitorit strategjik/ i cili ne absurditetin shqiptar nenkupton hotele dhe rezorte, pra hanet moderne?! Arsimi eshte investim i madh per individin e shoqerine,por kerkon justifikim,kerkon shprese,kerkon pasion e pune,kerkon dhe cilesi.
PërgjigjuKu mos te renditet i 667-ti kur po diplomohen breza qe as shqip nuk dijne te shkruajne dhe qe po masakrojne shqipen duke i marre fjalet nga anglishtja e shtuar ca parashtesa e prapashtesa!
PërgjigjuNa plasi ne,partia të jetë e shëndoshë e tè kalojë nga fitorja në fitorje.
PërgjigjuPer sa kohe te jemi te paret ne bote per turizem nuk na plas per universitetet or teeeejjjjj
Me profesorë të tillë si Mark Marku,Gjekmarkaj, e shumë e shumë mark e gjekmarka të tjerë jo në fund do të jenë universitetet ,por mjerë ai brez që bie në dorë të tyre.Në një raport të dalë në shkallë botërore renditja e universitetit të Tiranës ishte në vendin e 6127 tën, ndërsa universiteti bujqësor 5274 ën, për të tjerët nuk përfshiheshin në lista të vlerësimit.
PërgjigjuTURP..!!
PërgjigjuUniversiteti i Tiranes eshte ber familjar.ku gjen burre e grua.Baba e bir.Nen e bir.Kunata mbesa etj.Eshte kthyer ne qoka fisi e miqsh dhe gjith llumi ka ngel se mendja ka ik jashte ndaj eshte i fundit.Turp
Përgjigju