‘UNUM’ elektrizon bregdetin e Ranës së Hedhun! Mbi 10 mijë të rinj nën ritmet e muzikës elektronike

5 Qershor 2022, 21:21| Përditesimi: 5 Qershor 2022, 21:28

  • Share

Fundjava shënoi pikun e pjesëmarrjes në Festivalin Ndëkombëtare të Muzikës Elektronike që po mbahet në zonën e Ranës së Hedhur në Shëngjin.

Mbi 10 mijë të rinj shqiptarë dhe vende të ndryshme të botës kanë elektrizuar bregdetin e Shëngjinit ku ishin 75 artistë me famë botërore të pozicionuar në tre skenat e vendosura.

Pjesëmarrësit thonë se ky festival po i përmbush në maksimum pritshmërite e tyre, pasi përveç muzikës po shijojnë dhe bukuritë e Ranës së Hedhur.

Prania e madhe e qytetarëve që iu bashkuan festivalit ndërkombëtar të muzikës elektronike UNUM, solli edhe trafik në qytet mbrëmjen e së shtunës. Ndërkohë që efektivë të policisë rrugore dhe asaj të rendit janë vendosur në disa pika për të lehtësuar lëvizjen dhe siguruar mbarëvajtjen e eventit.

Edicioni i tretë e festivalit ndërkombëtar të muzikës elektronike do të mbyllë të hënën rrugëtimin 6 ditor në Shëngjin.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?