Universiteti Politkenik i Tiranës është pushtuar nga mesazhe të shumta të qytetarëve në muret e saj. Një mënyrë unike për të kujtuar njëri-tjetrin në këto ditë pandemie dhe izolimi.
Universitetet janë shumë të heshtura në këto ditë, zërat e studentëve nuk janë dëgjuar nëpër korridore dhe për të thyer monotoninë, Bashkia e Tiranës ka zgjedhur që mesazhet e tyre dhe shumë qytetarëve t'i shfaqë në muret e tij.
Kjo kohë pandemie prej COVID-19 ka sjellë që familjarë, të afërm e të dashur të qëndrojnë larg njëri-tjetrit dhe të komunikojnë vetëm online.
Mendime të pathëna, urime të përzemërta dhe përshëndetje online të shoqëruara me ngjyra të ndryshme janë shfaqur në muret e universitetit në Sheshin Nënë Tereza. Një shfaqje emocionuese që nuk duhet humbur pasi njëri nga ju mund të shikojë mesazhin e tij aty.