Ura e Belindës në Patos rrezikon shembjen, kryebashkiakja Balilaj: S’kemi fonde! Kërkojmë zgjidhje nga emergjencat

5 Gusht 2022, 17:30| Përditesimi: 5 Gusht 2022, 17:34

  • Share

Një urë në Patos është duke u shembur, problematikën përpos banorëve e pranon dhe kryebashkiakja Balilaj. Ajo thotë se nuk ka fonde për ta rikonstruktuar ndaj kërkon zgjidhje nga Emergjencat Civile pranë Ministrinë e Mbrojtjes.

Ura e Belinës në Zharrëz të Patosit rrezikon të shembet. Prej dekadash nuk është kryer asnjë ndërhyrje.

Ky dëmtim ka ardhur dhe si pasojë e qarkullimit të mjeteve të tonazhit të rëndë.

“Ka 3 vjet që ura në krahun perëndimor të saj ka pësuar ulje si rezultat i ngarkesave të mëdha të mjeteve, problemeve gjeologjike që ka nën pilota. Dhe ne jemi marrë me të: kemi ulur tonazhin, nga 40 tonë në 12.5 tonë. Ura prej 1 viti e gjysmë është në administrim të Bashkisë Patos, por problem është që kjo urë e Bashkisë Patos, por është një urë që lidh Bashkinë Roskovec, Bashkinë Patos dhe ajo Fier. Kontributi i tri bashkive meqë kalojnë automjetet, do ishte mirë që të merreshin vesh e ta zgjidhnin këtë problem. Deri tani midis bashkive nuk është rënë dakord, edhe pse kjo urë lidh tri bashki.”- tha Agim Nisi, inxhiner.

Kryetarja e Bashkisë së Patosit, Rajmonda Balilaj thotë se nuk ka fonde ndaj zgjidhjen e pret nga Agjencia e Mbrojtjes Civile.

 “Është një segment me rrezikshmëri. Sigurisht që është nën vëzhgimin e specialistëve tanë duke monitoruar në çdo moment. Është emergjent për shkak së ka pasur cedim ura, njëkohësisht ka çarje të thellë në 200 m gjatësi të rrugës. Kemi një projekt për këtë, kemi aplikuar tek fondi i emergjencave të Ministrisë së Mbrojtjes. Jemi duke pritur përgjigjen me shpresën që edhe ata do ta kuptojnë rëndësinë e këtij segmenti për të mbështetur Bashkinë që edhe ky segment që përbën emergjencë, që përbën rrezikshmëri të jemi së bashku për të investuar së bashku në këtë urë që lidh fshatrat e njësisë, por ndërkohë është një segment i rrugës nacionale.”- tha kryebashkiakja, Rajmonda Balilaj

E ndërsa ura po shkon drejt shembjes, makinat e tonazhit të rëndë vazhdojnë të ecin mbi të. Asnjë sinjalistikë nuk gjen pranë kësaj ure!

“Sinjalistika mund të mungojë vërtetë në këtë moment, nuk e kam vënë re, por di që është vendosur gjithë sinjalistika, dhe vetë qytetarët vetë i presin, vetë i heqin….” Vrasja dashje indirekte nuk do ta sjellësh pasojat me neglizhencën vetëbesimin aftësitë për ta kuptuar për shkak te vetëbesimit te madh do ti bej këto veprime i bej ndodh pasoja.’- shtoi më tej inxhinier.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?