Ura e Ibrit, Osmani: Sigurohemi që të mos ketë konflikte! I drejtohet Stanos: Kur kalon në urat e tua s’i kërkon kujt leje

15 Gusht, 14:14| Përditesimi: 15 Gusht, 14:42

  • Share

Presidentja Vjosa Osmani deklaroi Kosova duhet të sigurohet që ura e Ibrit në veri të hapet në atë mënyrë që nuk nxit konflikt me aleatët e vendit e as prani të shtuar të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR. Ajo refuzon që çështja e Urës të diskutohet me Serbinë në Bruksel, dhe i kujtoi zëdhënësit të BE Peter Stano që ai nuk pyet asnjë shtet kur kalon në urat e vendit të tij.

“Ura duhet të hapet patjetër, por ne duhet të sigurohemi që kur të hapet të jetë e hapur përherë, e jo që kur të hapet të nxitë një prezencë shumë më të madhe të NATO-s në të. A është në interes të Kosovës që ne të shohim konflikt mes Policisë së Kosovës dhe ushtarit amerikan? Nuk besoj që ka shqiptarë që pajtohet me këtë. Ne nuk kemi arsye të kemi konflikt me aleatët tanë, ata na kanë shpëtuar”, tha ajo.

Osmani, ishte në të njëjtën linjë me kryeministrin Kurti, i cili një ditë më parë tha se për këtë çështje do të koordinohet ngushtë me aleatët.

“I lus qytetarët tanë që lutjen e Shteteve të Bashkuara që të ulemi dhe të flasim me ta, të mos e marrin as si imponim as si kundër Kosovës, e aq më pak kundër hapjes së urës, sepse kjo do të ishte një logjikë kundër vetë Kosovës. Nëse ne përdorim taktika të njëjta ndaj mikut, sikurse ndaj Serbisë, vërtet është e pafalshme”, tha Osmani.

Ura e Ibrit është aktualisht e hapur vetëm për këmbësorë, pavarësisht se gjatë dialogut është rënë dakord që të hapet edhe për qarkullimin e automjeteve. Së fundmi, SHBA ka thënë se hapja e saj do të çonte në tensione dhe do të rrezikonte ushtarët e NATO-s.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arjan: 16/08/2024 11:24

    Te drejte ka Presidentja e nderuar, BE gjithmone ka qene eshte do jete kurve e motiti

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?