Sociale

Ura e Matit drejt shembjes, banorët: Kalojmë me frikë! ARRSH injoron kërkesat e Prefekturës së Lezhës për riparim

14 Korrik, 15:42| Përditesimi: 14 Korrik, 17:54

  • Share

E ndërtuar në vitin 1987, ura e Matit, qe lidh Milotin me fshatin Pllane te Lezhes po pëson të njëjtin fat si ura e  Zogut, e cila u shemb vite më parë.

Përpos amortizimit, shkak është bërë dhe shfrytëzimi pa kriter i inerteve në lumë.

Pamjet e xhiruara nga Report TV tregojnë se këmbët e urës, ne disa vende kane dale ne sipërfaqe, ndërsa hapësirat midis trarëve lidhës janë zgjeruar, duke e bërë kalimin të rrezikshëm.

Kjo urë gjendet në rrugën e vjetër Lezhë-Milot dhe zakonisht përdoret nga banorët e fshatrave në dy anët e lumit Mat. Gjate sezonit veror fluksi rritet, pasi të gjithë pushuesit nga Kosova që shkojnë në Shëngjin aksesojnë rrugën e vjetër për t’i shpëtuar trafikut ne aksin nacional, por hasin vështirësi ne kalimin e urës.

"Shumë problematike, çdo ditë kalojmë me frikë se mos shembet..."

Ura e Matit është në pronësi të Autoritetit Rrugor Shqiptar, i cili nuk ka ndërhyrë prej vitesh, edhe pse Prefektura e Lezhës bën me dije se ka bere disa kërkesa me shkrim te cilat janë injoruar nga ARRSH-ja dhe Ministria e Infrastrukturës, që e ka atë në varësi.

SI.E./A.A/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mercurio: 14/07/2025 18:56

    Shmangni tragjedi mund te kalojne turist duhet te futet per riparim modern kjo Ure ! Duhet shume Kujdes edhe ne Itali pati ndodh gjëma

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nga sot sekuestro bulmetit pa faturë, si e vlerësoni?