Ura e Mesit në Shkodër, destinacion për turistët e huaj

20 Tetor, 11:43| Përditesimi: 20 Tetor, 11:51

  • Share

Edhe pse zyrtarisht sezoni turistik mund të quhet i përfunduar, turistët e huaj vijojnë të kenë interes të lartë për vendin tonë.

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet e tij sociale disa pamje nga Ura e Mesit, një destinacion që sic shkruan ai “po i bën edhe turistët e huaj të dashurohen me thesaret e trashëgimisë së Shkodrës”

Në videon e publikuar nga kreu i qeverisë, shihet një turist Italian i cili shprehet se është dashuruar me vendin.

"Dhe nga Ura e Mesit, një destinacion që po i bën edhe turistët e huaj të dashurohen me thesaret e trashëgimisë së Shkodrës, duke u shndërruar në pikën e preferuar për të ruajtur kujtimet nga Shqipëria, ju uroj të diel të paqtë", shkruan Rama. 

Ura e Mesit është ndërtuar nga Mehmet Pashë Bushati, në vitin 1768 dhe është ura më e madhe që ka mbetur nga periudha e Perandorisë Osmane në Shqipëri, e për këtë ka fituar statusin si monument kulturor i kategorisë së parë.

S.B//ReportTv.al
Komento

Komente

  • ilir: 21/10/2024 05:36

    po se e ke bete ti o rama ,,o hajdut i qelbur,,,as te pakten nje meremetim te kesaj ure nuk ben....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?