Kronikë

Ura e Peqinit drejt shembjes, bashkia: S'ka projekt dhe as fonde

17 Shtator 2021, 17:43| Përditesimi: 17 Shtator 2021, 18:02

  • Share

Njihet si ura e Shkumbit dhe lidh qytetin e Peqinit me fshatin Gocaj, por dhe me autostradën Rrogozhinë-Elbasan. Prej 40 vitesh nuk është kryer asnjë investim dhe po shkon drejt degradimit.

Përdoruesit e rrugës, e njohin shumë mirë rrezikun, janë ankuar, por asnjë zgjidhje nuk kanë marrë për këtë problematikë të mbartur ndër vite.

"I rrezikuar ndjehem se është gërryer shumë nga zhavorrët. Kanë ik 5 metra poshtë këmbët e urës. Sa më shpejt të rregullohet aq më mirë. Këmbët janë gërryer ngaqë marrin inerte. Siç e shihni dhe vetë, shihni si kanë dalë këmbët e urës", thanë drejtuesit e mjeteve.

Këmbët e urës janë zbuluar duke çuar në rrezik shembje. Ka dëmtime anësore edhe si shkak i shfrytëzimit të lumit për inerte. Asfalti dhe lidhjet prej betoni janë çarë.

Bashkia e Peqinit e pranon rrezikun që u kanoset banorëve, por thotë se nuk ka projekt dhe as fonde për rikonstruksionin e saj.

Drejtori i Urbanistikës Ervin Juba, i kontaktuar në telefon tha se: "Objekti është në pronësi të bashkisë, por duke mos pasur kapacitet për të hartuar projektin i kemi kërkuar ndihmë Institutit të Ndërtimit për vlerësimin e gjendjes së urës. Jemi në pritje të përgjigjes nga Instituti dhe më pas do ti bëjmë kërkesë Emergjencave Civile për fondin e investimit".

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?