Dosje

Ura e Peratit në Leskovik dhe vizita e Truprojës së Hitlerit

3 Korrik, 09:58| Përditesimi: 3 Korrik, 10:06

  • Share

Eshtë një vapë përvëluese në Postën e Kalimit të Tre Urave. Ata pak policë në shërbim janë ulur në një hije dhe bisedojnë me njëri tjetrin nën zhurmën shurthuese  të gjinkallave. Rralle shume rralle kalon ndonje makine nga kjo poste e vogel mbi Lumin e Sarandaporit. I përshëndes  policët dhe i pyes në se mund të kaloj Traun për të bërë ca foto këmbëve të Urës së dikurshme.  "Patjetër" më thonë. Lë makinën dhe eci në këmbë. Ura e Re bërë me fondet e BE-së nuk e ka bukurinë e Urës së dikurshme prej guri të ndërtuar nga mjeshtrat e zonës. Gjinkallat janë në kulmin e tyre dhe Ura e re eshte e shkrete. Aty ku eshte nje Piramide e vogel ndaloj dhe bej disa foto.  Kam kaluar shpesh ketu dhe e njoh mire zonën.  Por sot dua të shikoj me vëmendje në se ka mbetur ndonjë gjurmë nga godinat e dikurshme  në të dyja krahet e Lumit. Këmbët e Urës së Peratit  një nga Tre Urat  që dikur përdoreshin për kalimin e  brigjeve shkëmbore të Lumit të Sarandaporit jane ende te dukshme. Te mbuluara nga vegjetacioni mund te shikohen nga ata qe kerkojne ti gjejne.

Koha dhe nderhyrjet e ushtarake gjate kohes se Luftes se Ftohte I kane zhdukur godinat e vjetra te Doganes qe dikur ishin nga te dyja krahet e Lumit.  Fshati i vogel i Peratit nuk eshte me pasi banoret u shperngulen kur ketu u vendos Kloni i Luftes se Ftohte. Ura e Peratit, mund tl jetë ( ishte )  ndoshta Ura me e famshme e Shqiperise ne mesin e shek te XX. Prej ketej nisi nje prej sulmeve me te ashpra Italiane kunder Greqise ne 28 tetor te 1940-s.   Mbi Urë  vrapuan  Alpinët e Divizionit të 3 “Julia” një prej njësiteve ushtarake Italiane me te famshme. Trupa elitare te trajnuara ne Alpet Italiane dhe te sprovuara ne Luften e Pare kunder austriakeve. 

Alpinet e “Julias” nuk prisnin qe mitrolozet greke te vendosura ne majet e shkembinjve te hapnin zjarr duke masakruar kompani te tera me Alpine te cilet me kokefortesi tentonin te kalonin Uren dhe te mernin bregun tjeter te Vjoses. Humbjet e Alpineve ne uren e Peratit ishin aq te renda sa  raportimet e kesaj beteje mbriten si ne tryezen e Duces  ne Rome si ne Shtatmadhorine Gjermane.  Megjithe numrin e larte te ushtareve qe u hodhen  kunder frontit grek    pas disa dite luftimesh    Italianet nuk munden te benin perpara ne  kete pjese te frontit  dhe me ardhjen e dimrit    kundersulmi grek I shtyu Italianet deri ne   rrethinat e Tepelenes ku fronti mbeti i pa levizuar per nje kohe te gjate.Vetem me sulmin Gjerman ne prill/maj te 1941  dhe kapitullimin e ushtrise greke, Italianet munden te avanconin ne territorin Grek.

Para disa kohesh duke kerkuar nje seri me shenime nga dokumentat gjermane te Luftes se Dyte, pa pritmas ne Arkivin Amerikan te Ushtrise, gjeta nje  film shume te rralle I cili dokumentonte operacionet e Divizionit  Waffen SS “Leibestandarte Adolf Hitler’  ne sulmin kunder Jugosllavise dhe Greqise.  Ky Divizion nen  komanden e ish truprojes besnike te Hitlerit  qe ne fillesat e tija politike ne 1920, Gjeneral Major Sept Dietricht ishte perzgjedhur per te udhehequr kete Operacion.   Divizioni “Adolf Hitler” perbehej nga luftetare te perzgjedhur dhe fillesen e kishte si nje truproje personale e Hitlerit. Per vec detyrave te sigurise  Waffen SS “Adolf Hitler” u pregatit si nje njesi elitare ushtarake e cila operonte ne menyre autonome dhe raportonte direkt ne seline e Fyhrerit.  Ditaret ushtarake te ketij Divizioni  kane detajuar te gjithe Operacionin ne territorin Grek deri ne marjen e Akropolit te Athines. 

Njesi zbuluese te tija jane future edhe ne Korce dhe kane pershkruan  situaten kaotike te Frontit. Shenimet me interes per ne jane ato nga zona e Epirit sidomos  Janine, Arta Preveza. Megjithate  ne keto shenime nuk flitet per nje vizite te Gjeneral Major Sepp Dietricht dhe Shtabin e tij ne territorin shqiptar.  Filmi i rralle I arkivit amerikan me gjasa I kapur pas Lufte ne Berlin, dokumenton nje vizite te  Komandatit te Divizionit Waffen-SS “Leibstandarte Adolf Hitler” rojes personale te Hitlerit pikerisht ne Uren e Peratit ne Leskovik . Gjeneral Dietricht ne nje makine te hapur  shihet mes turme se ushtareve greke te cilet ne menyre kaotike kishin mbushur rruget e Janines dhe pershendesnin me dore kolonen e vogel gjermane.

Gjenerali mbrin mbi Uren e Peratit ku pritet  me nderime ushtarake nga Gjeneral Rossi, komandanti I Trupave Alpine dhe Shtabi I tij. Pas ceremonies dhe kqyrjes se hartave,  shikohet Gjeneral Dietricht me nje gote ne dore i cili me sa duket ngre nje dolli per Shtabin Italian.  Gjeneral Rossi dhe oficeret e tjere me helmeta ne  koke jane te qeshur  edhe pse per gati 6 muaj  kishin mbetur mberthyer ne terrenin shqiptar pa mundur te canin frontin Grek.Ky film I shkurter ka nje rendesi shume te madhe historike  pasi dokumenton nje vizite me rendesi ne ngjarjet e Luftes se Dyte Boterore. Komandanti i Divizionit Waffen-SS “Leibstandarte Adolf Hitler”,  nje nga njerzit me te afert te Liderit Gjerman qendron ne kete ure modeste prej guri mbi Lumin e Sarandaporit.

Nderkohe me rendesi historike eshte edhe fakti se te gjitha filmimet dhe fotografite propagandistike te  Divizionit “Adolf Hitler” gjate fushates se Greqise  jane bere nga fotografi personal I Hitlerit, Heinrich Hoffman,   i cili qendroj prane Fyhrerit Gjerman gjate te gjithe karrieres se tij politike deri ne rrezimin e Rajhut.

Nderkohe Ura e Peratit nuk eshte me. Kembet e saj I ka mbuluar vegjetacioni I harlisur nga uji I Lumit.  Godinat e dikurshme prej guri ku ndalonin karvanet e kuajve qe sillnin mallrat tregetise qe deri pertej nga Stambolli, jane zevendesuar nga godina betoni. Ura e re ka lehtesuar kalimin e kalimtareve te zones dhe turisteve te huaj por nga historia e kesaj ure nuk ka asnje gjurme.Asnje tabele historike nuk gjendet nga ana e Grekerve. Edhe pse fitues ne Lufte,  duket se betejes se Ures se Peratit nuk i kane dhene ndonje rendesi te madhe sa per te vendosur ndonje harte shpjeguese. Te vetmit qe kujtohen per sulmin ne Tetorin e 1940 jane shoqatat Italiane te  Alpineve,  cdo Shtator vijne dhe me nje ceremoni te thjeshte  kujtojne Alpinet e vrare ne kete vend.  Sebashku me Flamurin e Divizionit “Julia” ata kendojne edhe ate qe eshte beri nje lloj hymni per  Alpinet e cila flet pikerisht per betejen e Ures se Peratit. Nga ana jone  asnje gje.

Asnje shenje apo tabele historike  te pakten per hir te turizmit  Kulturor.   Imagjinoni sikur per vizitoret qe futen ne Shqiperi nga kjo pike te kishte nje shesh pushimi te vogel ku me skica dhe shenime te thjeshta te shpjegohej nje nga ngjarjet me kulmore te Luftes Italo-Greke, Beteja e Ures se Peratit  ku nje prej Divizioneve me te lavdishme te Italise Fashiste la ne fushe betej nje numer shume te madh ushtarakesh. Ku nga Kodrat e thepisura qe dominojne Uren erdhi vete Mbreti i Greqise Jorgo sebashku me Gjeneralet e tij. KU OPERACIONI BARBAROSA, sulmi mbi Bashkimin Sovjetik u shty pikerisht nga  Aventura ushtarake Italine dhe ku Ura e vogel e Leskovikut  ishte pjese  ne kete ngjarje te madhe.

I perveluar nga Vapa  kthehem tek Posta jone.   Bashke me policet kete here eshte edhe nje ish Ushtarak karriere I cili sot eshte pjese e Policise Kufitare. Shkembejme ca kujtime nga Shkolla e perbashket  dhe i tregoj se perse bera ca foto ne mesin e Vapes perveluese.  Nuk e di ne se e pe - me dha por edhe pllaka qe kane vendosur Italianet per ushtaret e vet  eshte demtuar.  Folem per respektin qe Alpinet italiane tregojne per te renet e tyre edhe pse pjese e nje rregjimi te denuar historikisht. Kemi edhe ne te renet tane ketu –I thashe por askush nuk i kujton.   Nuk e dija -me tha - edhe pse kam gjate ketyre aneve.  Ne fakt ne uren e Peratit bashke me alpinet Italiane  sulmuan edhe njesite e Milicise Fashiste Shqiptare. 

Sipas ish Shefit te Shabit te ushtrise Shqiptare te kohes Kolonel Preng Previzi  milicia fashiste kishte me shume rekrute nga Veriu I Shqipersie.  Vetem ne Betejen e Ures  sipas dokumentave te kohes jane vrare gati nje kompani me ushtare shqiptare te cilet   dhane jeten me besimin se benin nje sherbim per vendi e tyre.  Kolonel Previzi edhe pse dukshem I distancuar prej tyre ne vleresimin politik I lavderon per trimerin e treguar ne frontin e betejes Fatkeqesisht akti i tyre eshte zhdukur nga Librat e historise shqiptare.  Te injoruar totalisht nga periudha komuniste, te harruar nga historia e post 90  emrat e tyre mund te gjenden vetem ne arkivat e ushtrise Italiane.  Shqiperia i ka mohuar  me kohe dhe ne Uren e zhdukur te Peratit nuk ka asnjë shenjë  mbi pjesmarjen e këtyre malesorëve shqiptare ne frontin Italo-Grek.

Vapa të merr frymën dhe gjinkallat janë në kulmin e tyre.

SI.E./I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se Shqipëria do bëhet anëtare e BE-së më 2030?