Rama inspektime në Lezhë: Plot punë të mira marrin jetë

15 Maj, 11:37| Përditesimi: 15 Maj, 12:28

  • Share

Kryeministri Edi Rama ishte në qytetin e Lezhës ku pa nga afër punimet për disa investime që po kryhen.

Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga takimi me qytetarët e Lezhës, ndërsa theksoi se “plot punë të mira marrin jetë përditë në Lezhë”.

Kreu i qeverisë u mirëprit nga disa banorë të zonës, me të cilët bashkëbisedoi dhe mori vlerësime për punën e tij.

“Faleminderit për të gjithë punët e mira që ke bërë në Shqipëri dhe fjalimin madhështor që ke mbajtur në Athinë”, iu drejtua një qytetar Ramës.

Kryebashkiaku Pjerin Ndreu tregoi se falë ndërhyrjeve të bëra nga Bashkia, ujërat e zeza nuk derdhen më në lumë dhe Lezha nuk përmbytet më. 

Ndër projektet e shumëpritura për banorët e Lezhës e sidomos për të vegjlit dhe të rinjtë, është dhe parku i lojërave “Dua të Luaj”, i përfunduar, në kuadër të programit kombëtar të Fondit Shqiptar i Zhvillimit, i cili ofron për fëmijët hapësira multifunksionale me kushte optimale për argëtim dhe edukim, si dhe bashkëveprimin social në komunitet.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?