Ura e vjetër mbi lumin Mat rrezikon shembjen! ARRSH injoron kërkesën e prefekturës

2 Shkurt, 15:29| Përditesimi: 2 Shkurt, 15:38

  • Share

Ura mbi Lumin Mat në aksin e vjeter rrugor Lezhë-Milot, mund të ketë fatin e Urës së Zogut. E ndërtuar në vitin 1987, kjo vepër rrezikon shembjen për shkak të shfrytëzimit pa kriter të interteve në lumë.

Këmbët e strukturës prej betoni dhe trarët janë dukshëm të dëmtuara. Në këtë urë automobilistike kalojnë kryesisht banorët e fshatrave të Lezhës dhe Milotit.

“E kemi shumë problem se ska vënë kush dorë. Ne që punojmë taksi kalojmë 4-5 herë në ditë. Kemi ngel në servis, se shikoje si është çarë traseja. Ka 30 vite që nuk është riparuar”, - thanë drejtuesit e mjeteve.

Aksi i vjetër rrugor Lezhë-Milot ku ndodhet dhe kjo urë është në varesi të Autoritetit Rrugor Shqiptar. Prefektura e Lezhës bën me dije se ka dërguar disa here shkresa ARRSH-së dhe Ministrisë së Infrastrukturës por nuk ka marrë përgjigje për rikonstruksionin e kësaj ure.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?