Ura e Zogut drejt shembjes, drejtoresha: Po bashkëpunojmë me institucionet për projektin

27 Janar 2021, 17:14| Përditesimi: 27 Janar 2021, 17:32

  • Share

Ura me tre harqe, ndryshe e njohur si Ura e Zogut, ndonëse monument kulture që nga viti 1999, pas reshjeve të fundit të shiut ka pësuar çarje dhe rrezikon shembjen.  

Shtrati i urës së ndërtuar prej afro një shekull dhe e vlerësuar për stilin e harqeve, këto ditë është fundosur me rreth 40 cm të tjera.

Specialistët e Institutit të Trashëgimisë Kulturore pas vëzhgimit të shkallës së këtij degradimi në terren, do të vijojnë punën në bashkëpunim me Baskinë e Kurbinit, Ministrinë e Mbrojtjes dhe Ministria e Infrastrukturës

Këtë e konfirmon për “ReportTV” drejtoresha Arta Dollani, e cila thotë se: “Specialistet kanë qenë në terren dhe u jemi drejtuar edhe institucioneve të tjera që e kanë në kompetencë ndërhyrjen në këtë objekt për të vijuar me projektin dhe masat”.

Por, përpos reshjeve ky degradim vjen edhe si pasojë e marrjes së inerteve pranë këmbëve të urës. Kamionët e Kompanisë Salillari derdhin çdo mbetje të ngurtë në lum e më pas ngarkohen me zhavorr të cilin e sigurojnë duke gërryer lumin, ndërsa autoritetet përgjegjëse vijojnë të heshtin, duke mos marrë asnjë masë për frenimin e këtij fenomeni që po sjell mjaft pasoja.

Ura e Zogut është projektuar nga inxhinieri italian Martini. Projekti është zbatuar nga inxhinieri Gjovalin Gjadri.

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?